Psikologët nga Universiteti i Singaporit dhe Shkolla për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër studiuan më shumë se 15,000 të rinj dhe rritën në konkluzionin, se të qëndrosh vetëm është shenjë e inteligjencës së lartë.
Studimi thotë se kjo është si pasojë e evolucionit. Njerëzit e mençur mund të përshtaten më lehtë në botën moderne, kështu që nuk kanë nevojë për marrëdhënie të afërta me dikë për t’i ndihmuar që të gjejnë ushqim dhe strehë, ngjashëm me atë çfarë bënin paraardhësit tanë.
Teoria e tyre është se njerëzit e mençur janë më aspirues dhe dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë duke punuar për qëllimet e tyre, sesa të kalojnë kohë duke u socializuar.
Studimi gjeti se njerëzit më inteligjentë kanë në fakt kënaqësi më të ulët jetësore sa më shumë që shoqërohen me miqtë, që nënkupton se koha e kaluar me miqtë i bën ata të palumtur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.