Humori se terapi buzëqeshjeje
Në fillimin e viteve ‘70 disa eksperimente nxorën në pah vetitë të dobishme se, përdorimi i humorit, gjenerimi i të qeshurit dhe të menduarit pozitivisht, mund të zhvillohen te njeriu. Kështu lindi geleotologia, një disiplinë që studion marrëdhëniet mes humorit dhe shëndetit, që ka si zbatim të saj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete clownterapia (kloun terapia ose terapia e buzëqeshjes).
Patch Adams mund të përshkruhet si babai themelues i këtij arti të ri, i cili përbëhet kryesisht nga një seri vizitash të ofruara nga mjekë gaztorë në të gjitha strukturat, në të cilat përgjithësisht vuajnë persona si fizikisht dhe mendërisht dhe që kanë mungesë qetësie në mënyrë konstante në spitale, shtëpi pleqsh, etj,. Pyetja rreth të cilave ngrihet kjo tezë, i përket zgjedhjes për të çuar një buzëqeshje në ato vende ku nuk duhet të ketë vuajtje të atilla që brengosin dhe rëndojnë aspektin psikologjik. Cilat janë arsyet që i bëjnë këto kategori njerëzish të qeshin? Qesh për t’i bërë mirë vetes apo për të bërë të tjerët të qeshin?
Arsyet rreth këtyre pyetjeve të ngritura, e kanë pikënisjen tek tri çështje kryesore:
1) dëshira për të zbuluar se cila teori është baza e humorit në përgjithësi dhe veçantësia e saj;
2) kurioziteti për të pasur një ide mbi motivimet që i shtyjnë mjekët gaztorë të vazhdojnë aktivitetin e tyre, cilat janë përfitimet e kënaqësisë tek të tjerët;
3) të njohësh një aspekt që të përket, si pjesë e një shoqërie vullnetarësh gaztorë. Objekti i këtij kërkimi ka të bëjë me marrëdhënien që qëndron mes humorit, mirëqenies dhe motivimit që vjen nga e qeshura.
Për t’i dhënë një përgjigje pyetjes në fillim, një grup gaztorësh vullnetarë amerikanë dhanë shembullin e tyre në qendra spitalore dhe shtëpi të moshuarish. Në 102 rrëfime, përshtypjet pas shërbimit linin të kuptoje se pacientët apo të moshuarit, kishin përjetuar situata më dinamike, duke lënë mënjanë frikën apo arsyet se përse gjendeshin në këto qendra. Situatat komike i kishin bërë ata të ndiheshin më mirë me veten, duke i motivuar gjendjen shpirtërore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.