Sipas studimeve të psikologëve, nxënësit e ditëve të sotme kanë humbur kapacitetin për të qenë të ndjeshëm ndaj të tjerëve. Ky studim është kryer në nivele nxënës/student gjatë një periudhe 30-vjeçare, por rënia e ndjeshmërisë së të rinjve ndaj të tjerëve është vënë re më shumë pas viteve 2000. Djemtë dhe vajzat e ditëve të sotme janë më individualistë dhe të prirur ndaj konkurrencës. Specialistët e cilësojnë rininë e sotme si “Gjenerata e vetes”, e cila shoqërohet edhe me një zhvlerësim për tjetrin. Një rol negativ luan edhe shfaqja e dhunës nëpër media. Është e mundur që dhe zgjerimi i rrjeteve të ndryshme sociale ka përgjegjësi në mungesën e ndjeshmërisë ndaj të tjerëve. Lehtësia për të bërë “miq” në mënyrë virtuale sjell një ftohtësi emocionale të të rinjve, kur miqtë e tyre kanë problemeve dhe kjo ka një impakt të rëndësishëm në jetën e sotme reale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.