Këshilla & Arsye

November 11, 2016 | 9:54

Të ripërvetësosh portretin tënd

Njerëzve u ndodh shpesh të gjenden para pasqyrës e të thonë: “Nuk po e njoh më veten… Fytyra ime është ndryshe nga ajo që unë duhet të jem, nuk jam më vetja ime…” Papritur fillojmë të kuptojmë se portreti ynë nuk përcjell më atë që ne jemi në të vërtetë. Të përpiqemi që imazhi ynë për veten të rrezatojë ndryshe:

BUZËQESHJA ÇLODHËSE: Uluni të qetë në një karrige dhe merrni frymë lehtë, duke u përqendruar në portretin tuaj. Thithni ajrin me hundë dhe nxirreni atë me gojë. Pastaj thithni ajrin me gojë duke imituar tingujt e “O”-së dhe pasi e keni nxjerrë ajrin, përpiquni të çlodhni fytyrën tuaj.

QARTËSIA E BRENDSHME: Jepini rëndësi fytyrës. Prekeni me duar si të ishte një vend i shenjtë, sikur e zbuloni atë për herë të parë. Merrni kohën e duhur për të hyrë në komunikim me të. Imagjinoni sikur po aplikoni kremin tuaj të preferuar me një vëmendje të veçantë. E kaloni kremin në çdo pjesë të fytyrës, duke e depërtuar atë me butësi në çdo rrudhë, në qafë, rreth syve, hundës, gojës. Provoni kënaqësinë dhe rehatinë që ju japin këto veprime. Së shpejti do të ndjeni se lëkura juaj do të jetë më e butë… edhe së brendshmi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top