Këshilla & Arsye

August 30, 2018 | 11:46

Të rrahësh fëmijët ndikon në zhvillimin konjitiv, dhuna i jep botës nesër më pak të rritur të qetë dhe të ndjeshëm

Rrahja e fëmijëve ndikon në zhvillimin kognitiv, minimizon vetëvlerësimin dhe i frenon të vegjlit të zhvillojnë autonominë personale dhe karakteriale. Rrahja e fëmijëve frenon zhvillimin konjitiv dhe ul performancën në shkollë. Në praktikë, fëmijët që vuajnë dënimin fizik, edhe nëse janë të butë, shkojnë më keq me mësime.

1Performanca e ulët në shkollë nga fëmijët e rrahur do të kishte një ndikim të drejtpërdrejt nga një reagim emocional i fëmijës, shpjegon kërkimi shkencor.

Disa studiues amerikanë kanë zhvilluar dhe botuar kërkime të bazuara në një vëzhgim të shënjestruar, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “Child Abuse and Neglect” me titullin “Përmasat e ndëshkimit fizik dhe asociimi i tyre me performancën konjitive të fëmijëve dhe përshtatja nga ana e shkollës”.

Në një interval prej 3 vitesh janë ekzaminuar 658 fëmijë, vëzhguar në një grupmoshë nga 8 deri 14 vjecc; këta fëmijë janë edukuar me rregullin e familjes pro dënimeve të vogla dhe jo-trupore, praktikisht prindërit e tyre i përdornin fëmijët për t’i edukuar.

Bëhet fjalë për ndëshkime të lehta trupore, sepse të njëjtët studiues i kanë kataloguar ndryshe, sipas intensitetit.

Pavarësisht nga intensiteti i ndëshkimit fizik, duke marrë parasysh karakteristikat socio-ekonomike dhe demografike të fëmijëve, është treguar se performanca njohëse e fëmijëve bie kur ata rrihen.

castigo-bambini-600

Rrahja ndikon negativisht në zhvillimin social të fëmijëve

Fëmijët e rrahur zhvillojnë tendencë drejt izolimit të grupmoshës; nëse nuk janë të dhunshëm, përkundrazi, të lehtë për t’u nënshtruar, në çdo rast kanë vështirësi në të qenit të balancuar apo të qetë; bëhen pak të ndjeshëm, jo shumë kuriozë për botën e jashtme, madje të prirur ndaj dhunës. Të dhënat e fundit nuk janë karakteristike, thjesht mësojnë dhe imitojnë një sjellje nga të rriturit dhe e përfundojnë zgjidhjen e problemeve duke u mbështetur tek ligji i më të fortit.

Të rrahësh fëmijët edukon ndëshkimin

Sipas studimeve, ekspertët sugjerojnë se parandalimi i abuzimit fizik (d.m.th. të zgjedhësh të mos i rrahësh fëmijët) mund të përmirësojë performancën njohëse të tyre.

Nëse, nga njëra anë, të rrahësh fëmijët ndikon në zhvillimin kognitiv të tyre, nga ana tjetër, përdorimi i dhunës i jep botës nesër më pak të rritur të qetë dhe të ndjeshëm.

Rrahja e fëmijëve ndikon sidomos në zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmijëve, sepse përgjigja e parë që fëmija i jep dhunës është mbyllja, sinonim i mosbesimit.

Fëmija që vuan dënimin fizik është një fëmijë që nuk mund të kundërshtojë superioritetin e prindit. Në fakt, nuk mund të përdorë të njëjtën dhunë dhe arrogancë, madje as emocionale.

Ky parashtrim natyror fizik dhe emocional, vlen për një shuplakë siç mund të jetë një shuplakë. Në aspektin emocional, dallimi midis intensitetit të ndëshkimit fizik është shumë relativ.

Edhe nëse “rrahjet” nuk raportojnë pasoja fizike (si lëndime apo plagë), largohen për shkak të ndikimit emocional që kanë gjurmët e thellë në psikikën e fëmijës.

Në fakt, fëmijët e rrahur kanë frikë. Frika ka të bëjë me të rriturit dhe gjithashtu shtrihet edhe tek mësuesit. Mjafton kjo që fëmija të vihet në pozitë mbrojtjeje, që lehtë mund të shndërrohet në vështirësi, mbyllje dhe frikë. Kjo vlen edhe për shkollën si në çdo kontekst shoqëror, ku krahasimi është i nevojshëm.

Të rrahësh fizikisht fëmijët ndikon në zhvillimin konjitiv, sepse limiton ndërveprimet pozitive me botën.

Në çdo shuplakë, fëmija i rrahur ndihet i papërshtatshëm, i gabuar, i paaftë. Përsëritja e këtyre kushteve emocionale nënkupton një vështirësi të madhe në ndërlidhjen me të tjerët. Fëmija që vuan dhunën do të jetë lehtësisht i pasigurt.

Niveli i ndërveprimit me të rriturit është më i vogël (ku fëmija duhet të mësojë të shprehë veten). Për pasojë ulet aftësia e fëmijës për të eksperimentuar me pozitat dhe vullnetin e tij, zgjedhjet dhe mendimet.

Prandaj, zgjedhja edukative duke i rrahur apo jo fëmijët, nuk ndikon vetëm në zhvillimin kognitiv të tyre, por në përgjithësi ndikon në zhvillimin e pjekurisë së karakterit të tyre. Prindërit duhet ta konsiderojnë këtë edhe kur mohojnë veten dhe familjen e tyre, një gjurmë edukative komunikuese.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi vitadamamma.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top