Këshilla & Arsye

November 25, 2016 | 8:35

Të rregullojmë bindjen

presoriDaniel Marcelli, psikiatër i njohur francez për fëmijë, në librin e tij “Teza mbi virtytet e bindjes” argumenton sesa e nevojshme është të ndërtosh personalitetin e fëmijës. Ja arsyet e tij:

Sot, një prirje edukative që lejon predikimin e arsimimit, bindja, godet drejt një reputacioni të keq. Edhe pse shpesh ngatërrohet me nënshtrim. “Por nuk është kjo”, shprehet psikiatri Daniel Marcelli në librin e tij. “Ky është një konstrukt kulturor, që i kërkon si fëmijëve edhe prindërve të kontrollojnë veten: si fëmijët, në fakt, edhe të rriturit janë në kthetrat e plotfuqishmërisë që duhet të mbajnë, kur iu duhet të kërkojnë të binden. Nisur nga kjo aftësi për t’u përpjekur se nga lind bindja inteligjente, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe pjesëmarrjen aktive. Fëmija pajtohet mandej në dhënien e besimit, sepse mendon se mami dhe babi nuk duan të ushtrojnë pushtet të pakufizuar mbi të”.

Kur dhe si ta presim? Ja disa këshilla:
babo

Të pranosh mungesën

Pyetja rreth bindjes lind që në fëmijëri, që atëherë kur foshnja nis të ecë, nga fundi i vitit të parë të jetës. Si ta bindim? Duke e lejuar atë të prekë çdo gjë që nuk është e rrezikshme. Nëse do të ketë mundësi eksperimentimi, do të pranojë, nga koha në kohë edhe zhgënjime të jetesës. Marrim si shembull një fëmijë që sapo ka rrëmbyer një thikë. Nëse prindi kufizon ndalesat, duhet t’ia thotë qetësisht: “Ma jep thikën”. Dhe fëmija do ta kthejë atë pa bujë, pa rënë në grackën e veprës. Sepse ai e di se, nëse babai ose nëna e tij e ndalojnë ta prekë atë objekt, duke i treguar një arsye të mirë për të, normalisht, duhet t’ia lejojnë edhe atij eksplorimin e botës.

father punishes a small daughter in the park

Shpjegoni… në një kohë të dytë

Mbani qëndrim autoritar: “Kjo është kështu dhe nuk ka fjalë” duke nisur nga fëmijët ndjekur me  fjalimet e gjata dhe shpjeguese të prindërve, të gatshëm për të respektuar personalitetin e fëmijëve. Qëllimi është i lavdërueshëm, por nuk shkon drejt e në objektiv, për shkak se këto arsyetime e bëjnë një fëmijë të pasigurt. (“Nëse nëna dhe babai im do të ishin të bindur për atë që thonë, nuk duhet të lodhen aq shumë”). I rikthehemi shembullit të thikës: inteligjencë në bindje, shpjegimin e rrezikut deri ku arrin pas urdhrit për largim të objektit, jo më parë. Sepse, duke bërë këtë, prindërit dhe fëmija respektojnë rolet. Më i vogli bindet duke qëndruar aktiv (është ai që hap dorën) dhe mëson diçka rreth botës. Dhe të rriturit i njihet autoriteti i vërtetë. Rreth moshës 6 deri në 7 vjeç është mirë të favorizohet bindja përmes privilegjimesh, të cilat respektojnë fëmijën dhe apelojnë në kujdes të reflektimit të tij. Një shembull: prindi tregon orarin se kur duhet shkuar në shtrat, duke marrë parasysh ritmet fiziologjike të fëmijës. “Është koha për të fjetur, por e di se nuk je një gjumash … Nëse nuk ke gjumë, mund të lexosh një libër në shtrat”.

Mother pointing finger at boy (8-9) in living room

Prano shkeljet e vogla

Bindja inteligjente vazhdimisht kërkon të modelojë nevojat e vërteta në bazë të moshës së fëmijës, për të treguar prova të fleksibilitetit. Edhe sepse, duke u rritur, fëmija do të fillojë të përballet me temat e para: të hyjë pesë minuta pas kohës së caktuar, të shohë televizor para se të kryejë detyrat e shtëpisë … Si të reagojmë? Me mirësi. Fëmija juaj luan më parë në kompjuter (jo pas), të mësojë, por rezultatet e tij nuk janë prekur? Shtiruni se nuk keni parë asgjë dhe qëndrimi është i mirë. Shkeljet e vogla e ndihmojnë fëmijën të rritet, duke iu sugjeruar ndërkohë se edhe prindërit nuk është se janë të gjithëpushtetshëm për të bërë të mundur shkëputjen e tyre për një kohë dhe pa rrezik. Në fakt, një fëmijë ku për të gjitha shkeljet është dënuar nga prindërit e vet, dhe kurrë nuk ka arritur të fitojë autonominë, ky i ri përherë do të jetë një adoleshent i parritur dhe i humbur në shoqëri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top