Këshilla & Arsye

July 2, 2016 | 10:01

Të shkosh me pushime në grup

Pushimet në grup karakterizohen nga dëshira e madhe për të provuar emocione e aventura të reja nga prania e miqve. Një pjesë e madhe e njerëzve kanë për zakon të shkojnë gjithnjë në grup me pushime, edhe pse mund të jenë në një marrëdhënie në çift. Mënyra se si i organizojmë pushimet, mund të nxjerrë në pah shumë tipare të individit. Tipat solitarë dhe vetëgjykues ndihen mirë vetëm, ndërsa njerëzit energjikë dhe të shoqërueshëm priren të jenë gjithnjë të rrethuar nga të tjerët. Janë tipa, të cilët pëlqejnë dëfrimin dhe aventurën duke mos u thelluar në analiza të thella vetjake. Karakteristikë e këtyre pushuesve është energjia e brendshme dhe kreativiteti. Sipas tyre, pa prezencën e miqve nuk realizohen ngjarje emocionuese. Këta persona përcjellin humor dhe të papritura.

Këshillë Për këta pushues do ishte i përshtatshëm organizimi i pushimeve sportive, pa shumë impenjime me përmbajtje luksi. Një zgjedhje do të ishte kampet e organizuara në grup, të vendosur në çadra në ambiente që kanë shumë për të zbuluar. Me një numër të madh njerëzish, mund të vizitojmë qendra kulturore/historike. Prania e të tjerëve gjatë kohës së pushimeve mund të shihet si një kontribut i vlefshëm për formimin dhe zgjerimin e horizonteve të reja. Në një marrëdhënie të tillë, pushuesit me një grup të madh njerëzish zbulojnë jo vetëm elementë e cilësi të vetes në raport me të tjerët, por shkëmbejnë më së miri eksperiencat midis tyre.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top