Këshilla & Arsye

August 23, 2016 | 9:35

Të shkruash lufton ankthin

Mjafton një penë dhe një fletë ose një tastierë kompjuterike, një ditar të cilin e mban fshehur në sirtar, për të luftuar ankthin dhe për t’u ndjerë më mirë. Një ndihmë e mirë është edhe procesi i të shkruarit. Të vësh të zezën mbi të bardhë duke nisur me emocionet, përvojat, kujtimet. Të mira apo të këqija qofshin. Kjo e re, më e fundit, vjen zyrtare nga Universiteti i Çikagos. Studentët që shfryjnë frikërat në letër e kalojnë më lehtë testin, shpjegojnë psikologët Sian Beilock dhe Gerardo Ramirez në raportin e tyre në revistën shkencore të shkollës. Dy studiuesit vërtetuan vlerën se si ndikon në antistres të shkruarit përmes një testi ku morën pjesë me qindra studentë, të cilët menjëherë pas kësaj prove brenda pak minutash arritën të dilnin shkëlqyer në provimin e pjekurisë. Kush e ka ndjekur këshillën, mbi të gjitha ata me ankth të theksuar, kanë dhënë rezultate shumë të mira.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top