Këshilla & Arsye

January 4, 2017 | 6:04

Të shkruash parandalon ankthin

hukuki-tercume-hizmeti

Mjafton  një  penë  dhe  një  fletë  ose  një  tastierë  kompjuterike,  një  ditar  të  cilin  e  mban   fshehur në sirtar, për të luftuar ankthin dhe për t’u ndjerë më mirë. Një ndihmë e mirë është edhe procesi i të shkruarit. Të vësh të zezën mbi të bardhë duke nisur me emocionet, përvojat,  kujtimet.  Të  mira  apo  të  këqija  qofshin.  Kjo  e  re,  më  e  fundit,  vjen  zyrtare  nga  Universiteti  i  Çikagos.  Studentët  që  shfryjnë  frikërat  në  letër  e  kalojnë  më  lehtë  testin,  shpjegojnë  psikologët  Sian  Beilock  dhe  Gerardo  Ramirez  në  raportin  e  tyre  në  revistën  shkencore të shkollës. Dy studiuesit vërtetuan vlerën se si ndikon në antistres të shkruarit përmes një testi ku morën pjesë me qindra studentë, të cilët menjëherë pas kësaj prove brenda pak minutash arritën të dilnin shkëlqyer në provimin e pjekurisë. Kush e ka ndjekur këshillën, mbi të gjitha ata me ankth të theksuar, kanë dhënë rezultate shumë të mira.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top