Këshilla & Arsye

December 14, 2015 | 10:30

Të shkurtërit rrezikohen më shumë nga infarkti

Flitet për më shumë se 50 vjet, por tashmë një studim shkencor ka konfirmuar këtë lajm.

Lidhja mes gjatësisë dhe infarktit vjen nga përfundimi i një studimi të bërë nga kardiologia Nilesh Samani, studiuese në Universitetin e Leicester-it dhe botuar në “New England journal of Medicine”. Sipas doktoreshë Samanit, shkaktare janë genet. Nga rezultatet e studimit një gjatësi variabël prej 6 centimetrash shton rrezikun e një infarkti me 13.5%. Ky përfundim vjen pas një analize tejet të gjatë të kushteve kardiovaskulare te rreth 200 mijë persona të përfshirë në studim. Kështu, edhe nëse nuk ka qenë e mundur më parë të tregohej arsyeja e kësaj lidhjeje mes gjatësisë dhe infarktit, tashmë në përfundim të studimit është gjetur një lidhje dhe nuk varet nga faktorët e ambientit apo ushqimit, por falë geneve. Kjo lidhje është vërtetuar për çdo person që mori pjesë në këtë studim. Veç kësaj, ashtu siç nënvizojnë njëzëri studiuesit ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh kur vlerësohet rreziku ndaj infarktit, si kolesteroli dhe yndyrnat, të cilat mund të mbahen në kontroll.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top