Këshilla & Arsye

September 27, 2019 | 11:06

Të shohësh tjetrin në sy rrit koshiencën

Është zbulimi intrigues i një studimi psikologjik, nga psikologu italian Giovanni Caputo në Universitetin e Urbino-s.

Studiuesit i kërkuan një grupi pjesëmarrësish prej 20 të rinjsh, pasi i ndanë në çifte, një metër larg, që të shihnin njëri-tjetrin në sy për 10 minuta në një ambient me ndriçim të pakët, por i mjaftueshëm që të mund të dallonin fytyrën e personit tjetër.

2

Njëzet vullnetarë të tjerë ishin vendosur në një dhomë tjetër, me të njëjtin ndriçim, por që shikonin një mur të bardhë për 10 minuta. Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve që ky eksperiment kishte të bënte me meditimin me sy hapur.

Gjatë 10 minutave, njerëzit që u panë në sy eksperimentuan ndjenja të çuditshme: perceptonin tinguj më të fortë apo më të pakët se sa ato ishin në të vërtetë. Veç kësaj, ata arrinin që të vëzhgonin deformime të fytyrës së personit që shihnin, fytyrat e prindërve të gjallë apo të vdekur, fytyra kafshësh, por edhe qenie monstruoze.

Megjithatë, ky studim është ende në fillimet e tij dhe do të ishte më interesante të dinim edhe më shumë rreth këtij fenomeni.

Përgatiti: M.E / Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top