Të kujtosh është si të marrësh frymë, nuk na ngarkon, nuk vendos, të mbash gjallë kujtimet është pak a shumë si të marrësh një këmishë të vjetër, duke menduar se e kishim humbur por që është akoma e jona, dhe prapë na takon.
![Dr. Jessica Cannamela Psikologe dhe Psikoterapeute](http://revistapsikologji.com/wp-content/uploads/2020/08/3-4.jpg)
Dr. Jessica Cannamela Psikologe dhe Psikoterapeute
Na përket por nuk ka të njëjtën ngjyrë, ne nuk kemi më të njëjtën madhësi, gjithçka, shumë ose pak, ka ndryshuar.
Kështu që ne i mbajmë mend kujtimet, ato janë pak të zbehura, ne kemi një madhësi tjetër, mund t’i mbajmë por nuk mund t’i veshim ato. Ne i ndërtojmë kujtimet, marrim një pjesë tyren, atë më të qartën, e ndërtojmë përreth botës ashtu siç na u shfaq atë ditë.
Kujtojmë ngjyrat e emocioneve, emocionet tona, rikuperojmë fjalët, ato që na kanë lëvizur, mërzitur apo dëmtuar.
Të sjellësh ndërmend kujtimet është një vizatim i bërë nga shumë duar, aq sa na ka dhënë koha, aq sa ngjyrat e qiellit nën të cilin zgjohemi, nën këtë qiell, gjithmonë të ndryshëm, i kujtojmë kujtimet.
Marrë nga blogu i autores
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.