Merrni një minutë për të parë këto imazhe relaksuese dhe truri juaj do t’ju falenderojë. Në një botë ideale, ju do të shkoni në një klasë yoga, ose në një banjë të ngrohtë për të larguar stresin tuaj. Por, kur kjo nuk mund të bëhet, ka mënyra për fat të mirë më të shpejta, që kanë fuqinë në dukje magjike për të lehtësuar mendjen tuaj. Më poshtë janë pesë fotografi të tilla dhe gifs që do t’ju japin një moment të paqes shumë të nevojshme.
1. Hapësirë e gjelbër
Psikologët kanë zbuluar që personat që jetojnë në shtëpi druri pranë hapësirave të blerta kanë më pak stres, por nuk të duhet patjetër një pamje parku për të ndier efektin qetësues të natyrës. Kërkimet kanë zbuluar që edhe fotografitë e gjelbërimit mund ta kenë këtë efekt. Në një studim të vitit 2012 të realizuar në dhomat e pritjes së një spitali holandez, pacientët që vështruan bimë të gjelbra ose postera me bimë përjetuan më pak stres, sesa ata që nuk panë asnjë nga to.
Zhurma e dallgëve që përplasen është një tingull shumë i përhapur qetësues, por edhe pamja e oqeanit mund të ketë efekt qetësues. Specialistët kanë thënë që deti sjell një ndjenjë sigurie për shkak të sasisë së madhe të ujit që është element shumë i rëndësishëm jete dhe për shkak të sipërfaqes pak a shumë të lëmuar. Siç ka thënë Michael Merzenich, PhD, neuroshkencëtar në Universitetin e California-s, në San Francisco, në një intervistë me Santa Cruz Sentinel, “kur oqeani hapet para nesh, na qetëson natyralisht më shumë sesa na qetëson mbyllja e syve”.
3. Mozaikë natyralë
Pjesëzat apo mozaikët natyralë, ose dizenjot përsëritëse në shkallë gjithmonë e më të vogla, mund të gjenden kudo në natyrë, te guaskat, lulet, gjethet, flokët e borës, deltat e lumenjve deri te venat e trupit tonë. Drejtori i Institutit të Shkencave Materiale në Universitetin e Oregonit, Richard Taylor, PhD, thotë që efekti çlodhës i mozaikëve vjen nga fakti që syri ynë është mësuar t’i perceptojë këto imtësi kudo që t’i ndeshë. “Kjo rritje e eficence sjell edhe çlodhjen e atyre që i shohin”.
4. Ngjyra blu
Studimet kanë treguar që nuanca e ftohtë ka një efekt pozitiv psikologjik. Në një studim, kur 98 studentë kolegji u pyetën për ndjesitë për ngjyrat e ndryshme, ngjyra blu solli numrin më të madh të përgjigjeve pozitive, si ndjesitë e qetësisë, lumturisë, paqes dhe numrin më të ulët të përgjigjeve negative, si trishtimi dhe depresioni. Gjithashtu, studiuesja e ngjyrave Nancy J. Stone, PhD, pedagoge psikologjie në Universitetin e Creighton-it, ka zbuluar që ankthi ulet po të shohësh nuancën qetësuese. Kështu që gjeni një minutë kohë për t’i zhytur sytë në blu, para se t’iu ktheheni 1,001 detyrimeve që i keni vënë vetes.
5. Mozaikë atrificial
Dizenjot përsëritëse duket se funksionojnë në trurin tonë njëlloj, edhe pse ato janë të ndryshme nga dizenjot që ndodhen në natyrë. “Shumica e dizenjove përsëritëse i përkasin familjes së quajtur mozaikë ekzaktë sepse modelet përsëriten saktësisht”, thotë Taylor. Arkitektura e bazuar në gjeometri përsëritëse mund të ketë një efekt hutues, si Xhamia e Isahanit në Iran.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.