Këshilla & Arsye

March 1, 2018 | 14:19

Të suksesshëm? Këto janë pyetjet që duhet t’i bëni vetes

Tim Tebow, lojtar profesionist i bejsbollit dhe fitues i trofeut “Heisman”, në intervistën e fundit ka folur për çelësin e suksesit të tij. Tebow tha se një ndihmë e madhe përveç punës së palodhshme stërvitore, ishin këto dy pyetje që ai ia bënte vetes shpesh.

1.“Për çfarë njihem unë?”

Për Tebow, kjo pyetje ka të bëjë me vlerësimin e karakterit tuaj për të parë nëse keni vend për përmirësim, por gjithashtu ajo mund t’ju udhëheqë në vlerësimin e reputacionit tuaj në punë. “Imagjinoni sikur kolegët tuaj janë jashtë për drekë pa ju, thotë ai, nëse përmendet emri juaj, si do të përshkruanin ty? Energjik apo i fjetur? I matur ose ndoshta pak sarkastik? Arrogant apo një pjesëtar i skuadrës?”.

Kur ia bëni vetes këtë pyetje, po gjykoni sjelljen tuaj nga këndvështrimi i kolegëve dhe kjo ju ndihmon të përshtateni akoma më mirë.

2.“Pse jo sot?”

Ne të gjithë kemi projekte ëndrrash për të cilat dëshirojmë të punojmë ose objektivat që shpresojmë të arrijmë në të ardhmen. Por vetë dyshimi dhe frika e refuzimit ose e dështimit mund të na pengojnë të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i bërë ato ëndrra të vërteta. Tebow është njohur me shijen e hidhur të dështimit qoftë kur luante në nivelin e kolegjit, po ashtu edhe në atë profesional.

“Edhe nëse bie, jeton, për më tepër, bëhesh edhe më i zgjuar”, thotë ai.

Kur vjen puna te karriera juaj, ai thotë se duhet të filloni çdo ditë duke pyetur veten se çfarë prisni. Mos krijoni justifikime dhe përqendrohuni në atë se çfarë hapash mund të ndërmerrni për qëllimet tuaja atë ditë.

“Edhe kur rruga është e vështirë, ajo rrugë duhet marrë – është e vetmja mënyrë për t’ia dalë si në jetë, ashtu edhe në punë”, shton Tebow.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top