Nuk ndihem rehat në publik… më mungon personaliteti, ndihem i/e butë dhe aspak tërheqës/e”. Për të arritur këtë “vetëvlerësim, i cili na dhurohet nga të tjerët”, duhet së pari ta nisim nga paraqitja jonë dhe mbi të gjitha nga qëndrimi ynë trupor – shpjegon specialisti. Individët që kanë vetëbesim kanë treguar se jenë kryelartë, të qeshur dhe i shohin të tjerët në sy. Pse të mos e përshtatim këtë qëndrim? Ju mund të bazoheni te njerëz që i admironi dhe që keni dëshirë t’i imitoni.
VIZUALIZIMI KRIJUES: Imagjinojeni veten si në një film, në situatën ku dikush ju shikon dhe ju bën komplimente. Imagjinoni sikur dikush tjetër paraqet pengesë për ju, vazhdoni, edhe pse kjo gjë ju shqetëson. Qëndroni spektatori i vëmendshëm i kësaj skene. Provoni të kaloni me imagjinatë në fillim të skenës dhe rigjeni perceptimet e lidhura me këtë imazh.
UDHËTIMI I BRENDSHËM: Uluni diku dhe mbyllni sytë. Lejoni veten tuaj të rehatohet nga koka te këmbët, duke treguar kujdes edhe në frymëmarrje. Përpiquni ta zgjasni sa më shumë këtë ndjesi të bukur çlodhjeje. Imagjinoni një udhëtim të brendshëm me veten tuaj. Një udhëtim që do të jetë në gjendje të gjejë burimin e atij rrezatimi që ju bën të ndiheni mirë. Është bukur të mendosh për rrezatimin e brendshëm, i cili sjell ndjenjën e besimit dhe ndriçon gjithë qenien tuaj. Në imagjinatën tuaj, rrezet e ngrohta të diellit të ndihmojnë të udhëhiqesh nga energjia që ju buron së brendshmi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.