Në fokus

February 3, 2017 | 8:09

Të thuash atë që ndjen!

Manjola Baçi Psikologe klinike

Manjola Baçi
Psikologe klinike

Jeta jonë e përditshme është e mbushur me plot të papritura, me emocione, strese dhe frikë ndaj të panjohurave që hasim çdo ditë. Kjo mori ndjenjash e shtendos ose e ngurtëson fizikun dhe mendjen tonë, sepse në këtë moment ndizet një lloj mekanizmi në aktivitetin e sistemit nervor, i cili na ndihmon që të reagojmë e të sillemi siç duhet ndaj ngacmueseve të mjedisit.

Ai përcjell informacionin në çdo pjesë të trupit. Të gjitha emocionet tona përfshijnë ndjenjën subjective, e cila njihet si përjetim emocional. Në qoftë se do t’ju pyesin se çfarë emocioni jeni duke përjetuar pikërisht tani, ju mund të përgjigjeshit: ‘Ndjehem i lumtur’,’Jam i zëmëruar’, ose ‘Kam frikë’.

Prirjet e ndjenjave tona, mendimeve dhe të sjelljeve ndaj njerëzve të tjerë, përbëjnë qëndrimet tona. Ato i kemi të mësuara dhe na udhëheqin aktivisht drejt sjelljeve specifike. Në kushte të caktuara qëndrimet mund të ndryshojnë përmes përdorimit të frikës dhe kërcënimeve të tjera emocionale, por nuk duhet të harrojmë se frika ka mundësi të bëjë që njerëzit t’i largohen tërësisht mesazhit.

1

Shumica e njerëzve e intepretojnë si siguri dhe për pasojë, mund të fillojnë të rishikojnë pikëpamjen e vet. Ne përvetësojmë normat përkatëse dhe kryejmë ato role që priten prej nesh. Të gjithë kemi nevojë të vlerësojmë nëse idetë që kemi, janë ato që duhet dhe nëse aftësitë tona kanë ndonjë vlerë apo jo. Kjo ndodh në të gjitha eksperiencat tona, ku përpiqemi për të thënë apo bërë ato gjëra që na pëlqejnë apo mundojnë.

Ndryshimi i përpjekjeve na përket neve, për të skalitur atë imazh që duam dhe që karakterizohet personaliteti ynë. Mund të quhet një lloj ushtrimi për të aktivizuar mendjen, për të qënë ‘alert’ dhe vigjilentë ndaj të papriturës. Në bisedat e shumta që bëjmë, si në punë, në familje, në miqësi, përpiqemi të themi ato gjëra që ndonjëherë kërkojnë të tjerët të themi, për hir të interesave të tyre. Fillojmë të tradhëtohemi me shprehjet e fytyrës, duke thënë me vështirësi fjalën ‘Po’, edhe atëherë kur nuk duam. Na pushton një ndjenjë, ankthi, frike, se nëse kundërvihemi ndaj nevojave të të tjerëve, ato nuk do të na duan, do të flasin keq për ne do të na fyejnë e shumë hamendime që lodhin kokën tonë. Kjo duke u bërë e shpeshtë, e fusim veten në një kafaz, ku çelësin nuk e gjejmë dot.

Por, jo gjithmonë ndosh kështu. Ajo që në përfaqësojmë, me statusin social që kemi, ka ndikim dhe jep siguri në aftësitë tona personale. Duke u ngritur vlerat e detyrave që në kryejmë çdo ditë. Duke dhënë më të mirën tënden, nuk u ke dhënë të tjerëve më të keqen, por dinjitetin, pasionin, mirëkuptimin që  ke ndaj shoqërisë dhe komunitetit social. Të nevojitet një pasqyrë për të mposhtur frikën, për të thënë atë që ndjen.

Mos thuaj gjithmonë ‘Po’,vetëm atëherë, kur do me të vërtetë ta bësh një gjë të tillë. Pa frikë, pa brengosje, por me ballin lart, sepse ti je më i rëndësishmi dhe për të tjerët i rëndësishmi je ti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top