1.Frymëmarrja e thellë – është një metodë tejet efektive për të hyrë në një gjendje të relaksuar.
2.Relaksimi progresiv –është një teknikë e relaksimit të shpejtë, e cila arrihet kur ju shtriheni në shpinë dhe mbyllni sytë tuaj dhe si rrjedhojë ndjeni peshën e trupit tuaj. Gradualisht tensioni bie dhe trupi e mendja e juaj kur të zgjoheni do të jenë të relaksuara.
3.Vizualizimi imagjinativ – është ajo teknikë e cila redukton stresin dhe ankthin kur e lini imagjinatën tuaj të rrjedhë plotësisht e qetë dhe pa ngarkesa. Po ashtu për t’u relaksuar udhëhiqni imagjinatën tuaj në objekte që vërtet sjellin relaksim si plazhet dhe deti, fotografitë relaksuese, zërat relaksues dhe muzika relaksuese.
4.Numërimi – ka shumë kohë që njerëzit e përdorin numërimin për t’u relaksuar, për të fletur. Numëroni qetë me sy mbyllur nga 1 deri në 100 dhe lëreni mendjen tuaj të çlirohet nga ngarkesat.
5.Muzika e këndshme – është një metodë tejet efikase relaksuese. Gjeni një këngë apo melodi relakuese dhe e dëgjoni duke përdorur njëherësh përfytyrimin për gjerat të cilat flet kënga.
6.Ecja, shëtitjet – minimumi ecni 30 minuta në ditë, gjithashtu zgjidhni një vend që ju pëlqen, merrni pak gjëra të nevojshme dhe qetësohuni bashkë me natyrën, që keni para dhe rreth vetes. Shëtitjet mund t’i shfrytëzoni edhe për relaksim psiko-fizik, përkatësisht për të luajtur apo për t’u marrë me aerobi.
7.Meditimi – përfshin çdo veprimtari që ndihmon për të mbajtur vëmendjen tuaj në qetësi në momentet e tanishme. Meditimi është në njëfarë forme edhe “prehje”.
8.Masazhi – është një mënyrë tjetër e relaksimit shumë efektive, e cila përfshin shtendosjen muskulore përmes ushtrimeve dhe lëvizjeve të gjymtyrëve të caktuara të trupit, si qafa, këmbët, duart etj.
9.Gjumi – Përcaktimi i një orari gjumi për çdo natë dhe zgjimi gjithashtu në orar. Krijimi i një atmosfere komode në dhomën e gjumit, një dush i ngrohtë para gjumit, një libër për të shfletuar disa faqe, larg televizorit, larg internetit. Ushtrime para gjumit numërim mbrapsht nga 50 nga 1, 2 deri në 3 herë.
Gjithashtu aktivizimi në punët e shtëpisë, në kujdesin për veten, higjienizimin, etj.
Këto dhe shumë teknika të tjera mbi relaksimin janë të vlefshme vetëm nëse do të përdorni relaksimin tuaj në çdo situatë, sado e vështirë që të jetë ajo, duke përdorur teknikat relakusese, duke komunikuar me të tjerët dhe duke u konsultuar me profesionistë kompetent si psikologë, psikiatër. Të paktën një gjë është e sigurtë, se relaksimi dhe qetësia janë virtyte të të urtit dhe themel i një jete të qëndrueshme psiko-fizike dhe psiko-emocionale,
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.