Gjithmonë kam dashur të jem një terapiste e shëndetit mendor. Që në shkollë të mesme merrja kënaqësi kur inkurajoja njerëzit dhe u jepja atyre shpresë. Por, e humba rrugën. Rashë pre e varësive. Harxhova dhjetë vite të jetës me drogë. Hoqa dorë kur mbeta shtatzënë, por atëherë ishte shumë vonë për të shkuar në shkollë. Fillova të punoj si menaxhere zyre. Nuk hoqa dorë kurrë nga ëndrra ime. Vetëm e vendosa në një raft për 30 vite. Pastaj 5 vjet më parë e mora nga rafti. Dëgjova një zonjë në grup që po tregonte se si u rregjistrua një kolegj. Udhëtova për atje të nesërmen. Ditën e parë të mësimit isha shumë nervoze. Të tjerët më thonin “ti kurrë nuk do të përfundosh asgjë”, por nuk i mora parasysh. Në testin e para mora rezultatin më të mirë në klasë. U diplomova në moshën 50-vjeçare. Përfundova edhe një kurs për shëndetin mendor. Jam kaq afër tani. Ka ende frikë atje. Kishin frikë se nuk do të mbaroja asnjëherë. Tani kam frikë se po ndodh. Të tjerët më thonë se “duhet të ndaloj” , por këtë herë do të vazhdoj. Dikush po më pret mua të mbaroj, sepse ka nevojë për ndjhmën time./Humans of New York
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.