Këshilla & Arsye

March 2, 2017 | 12:01

Teknika e lashtë japoneze për të rimarrë energji në vetëm 15 minuta

Il Jean Shin Jyutsu është një teknikë e lashtë japoneze që ju lejon t’i jepni energji trupit, duke ushtruar presion mbi gjishta. Masazhi i gishtave bazohet në idenë që secili prej nesh ka një energji jetësore, e cila është pjesë e energjisë së pafund universale. Kjo energji rrjedh përmes niveleve të ndryshme të trupit dhe kur ka harmoni, rrjedh lirshëm dhe pa pengesa.

1

Shtypja dhe masazhimi i gishtave lehtëson rrjedhjen e energjisë natyrore. Qëllimi i kësaj teknike është që të krijojë një rrugë që do të na lejojë të rifitojmë harmoninë dhe të balancojë energjinë tonë. Metoda bazohet në një koncept shumë të thjeshtë: çdo pikë e gishtit të dorës korrespondon me një organ ose një pjesë të trupit tonë dhe, nga ana tjetër, çdo organ është i lidhur me një emocion të veçantë.

Për të zbatuar këtë teknikë, këshillohet të masazhoni çdo gisht për tre minuta.

1) Gishti i madh

Gishti i madh simbolizon krahët dhe stomakun. Emocionet e lidhura me stomakun janë ankthi dhe depresioni. Shenjat që i identifikojnë janë nervozizmi, dhimbje barku dhe dhimbje koke.

2) Gishti tregues

Gishti tregues është i lidhur me veshkat dhe fshikëzën. Emocionet që mbizotërojnë janë konfuzion dhe frikë. Shenjat më të zakonshme janë probleme me sistemin e tretjes, dhimbje shpine dhe dhimbje dhëmbi.

3) Gishti i mesëm

Gishti i mesëm është i mëlçisë. Siç mund ta dini, mëlçia është organi i lidhur me zemërimin. Shenjat janë dhimbje koke, probleme me vizionin dhe lodhje të shpeshta.

4) Gishti i unazës

Gishti i unazës është gishti i zorrës së trashë dhe mushkërive. Emocionet që janë të lidhura me këto organe janë pesimizmi, trishtimi, dhimbje dhe vuajtje. Shenjat janë kryesisht çrregullime të tretjes, astma dhe probleme të frymëmarrjes.

5) Gishti i vogël

Mos harroni rëndësinë e gishtit të vogël. Në fakt, gishti i vogël është gishti i lidhur me zemrën dhe zorrën e hollë. Nga pikëpamja emocionale, gishti i vogël ka të bëjë me tendencën për të fshehur të vërtetën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top