Episodet e ankthit dhe çrregullimet që lidhen me të nuk duhen nënvlerësuar, veçanërisht nëse zgjasin në kohë dhe kushtëzojnë mirëqenien dhe shprehjen e plotë të potencialit të dikujt. Sidoqoftë, gjetja e trajtimit të duhur për vetën mund të kërkojë kohë dhe praktikë, ndërsa në ato momente ju duhet një zgjidhje e shpejtë.
Për fat të mirë, ekzistojnë strategji të mbështetura nga ekspertë të cilat mund të shërbejnë për të ruajtur qetësinë. Ja 5 prej tyre…
- Provo teknikën e frymëmarrjes
Gjëja e parë që ndodh tek një person që përfshihet nga ankthi, ndodh një rritje e aktivitetit të amigdalës që luan një rol kyç në përpunimin e emocioneve tona dhe ndodhet në sistemin limbik të trurit.
Frymëmarrja është më sipërfaqësore dhe më e thjeshtë, zemra rreh më shpejt dhe kjo gjë ndikon edhe tek mendimet, duke i bërë më stresuese e shqetësuese. Mënyra më e mirë për të ndërprerë këtë cikël është të ndryshosh atë që trupit po i ndodh fizikisht.
Filloni nga frymëmarrja. Ndaloni dhe merrni frymë katër herë, bëni një pushim dhe nxirrni frymën për katër herë. Gjatë kohës që e bëni përsërisni një shprehje si për shembull ‘qetësohu’. Është gjëja më e thjeshtë që mund të bësh nëse ndihesh vërtet në ankth.
- Sfido mendimin tënd
Është e dobishme të krijosh ritualin e të ‘sfiduarit të vetes’, sidomos nëse keni tendencën të mendoni për më të keqen. Për të ndaluar atë që po ndodh, sfidoni mendimin tuaj. Pyesni veten: ‘Sa reale është kjo? Mendoni se çfarë do t’i thonit një miku në të njëjtën situatë.’
- Shkruaje
Nëse të ndodh të biesh në një spirale mendimesh ankthi, ndalo dhe shkruaj gjithçka për të cilën po shqetësohesh dhe pastaj merr në konsideratë atë që ke shkruar: është realiste apo e ekzagjeruar?
- Shkëpute veten
Merr dikë në telefon ose bëj një aktivitet që kërkon përqendrim, si një puzzle Sudoku, për të larguar mendjen nga mendimet e pakëndshme që po ju shqetësojnë.
- Provo meditimin e vetëdijshëm
Ekzistojnë aplikacione të ndryshme për meditimin, të dobishme për të gjetur qetësinë gjatë ditës sepse këto aplikacione ju ndihmojnë të përqendroheni në momentin e tanishëm. Në vend që të mendoni për të gjithë gjërat e tjera, jepini pushim trurit tuaj. “Duke mbyllur” bisedën në kokën tuaj do të jetë më e lehtë të jetoni momentin në harmoni dhe më shumë siguri.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.