Këshilla & Arsye

April 6, 2017 | 11:29

Teknikat për të reduktuar ankthin në pak minuta

Ankthi i pakontrolluar, ose i vazhdueshëm për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh klasifikohet si një çrregullim. Kjo mund të paraqesë shenja të ndryshme, të tilla si:

ankth

  • Gulçim të gjoksit
  • Dhimbjet kraharori
  • Përgjumje ose marramendje
  • Probleme me stomakun, vjellje
  • Skuqje apo të dridhura
  • Ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje
  • Dridhje
  • Ndjenjat e irealitetit
  • Terror
  • Mungesa e kontrollit
  • Frika nga vdekja
  • Djersitja e tepërt

Teknikat për të reduktuar ankthin në pak minuta

Vraponi

Gjatë vrapimit çlirohet endorfinë, relaksohen muskujt, digjet hormoni i stresit (kortizoli), përmirësohet gjumi.

Frymëmarrje abdominale

Ngadalësoni frymëmarrjen për 15 sekonda, duke u kujdesur që të shmangni frymëmarrjen e shpejtë ose kollitjen. Kjo do të na ndihmojë për të rivendosur ekuilibrin e duhur të dioksidit të karbonit në tru.

Stimulim ndijor

Teknologjia nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Ankthi në fakt mund të ulet si rezultat i stimulimit ndijor. Lloji më i mirë i stimulimit ndijor është të bëni aktivitete të shëndeshme me miqtë, të tilla si ecje. Por duke supozuar që ju jeni në shtëpi dhe ndoshta miqtë nuk janë në dispozicion, mund të shihni disa filma komik, të dëgjoni muzikë relaksuese, të flisni në telefon me dikë…

Meditimi

Kjo teknikë nuk i referohet një gjendje të veçantë të mendjes, por me një lloji të veçantë të qëndrimit ndaj jetës. Meditimi na bën të vetëdijshëm se e kaluara nuk ekziston më, e ardhmja është vetëm një fantazi, dhe i vetmi realitet është momenti në të cilin jetojmë.

“E ardhmja varet nga ajo që ne bëjmë në të tashmen”- Mahatma Gandhi .

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top