Marrëdhënie

February 7, 2019 | 10:00

Teknikat që ju ndihmojnë të fitoni zemrën e një vajze që në takimin e parë

Bёj pyetje tё hapura

Kjo ёshtё e rёndёsishme pёr dy arsye. E para pyetjet e hapura stimulojnё biseda tё gjata e tё larmishme. E dyta do t’ju ndihmojё tё dalloni ato vajza tё cilat nuk i pёrputhen shijeve tuaja. Duhet ta dish gjithmonё se ҫfarё je duke kёrkuar. Pyetjet e hapura do t’ju ndihmojnё tё bёni diferencёn mes tyre.

Kontrollo gjuhёn e trupit

Shumica e komunikimit ndёrnjerёzor zhvillohet pa fjalё. Duhen thjesht disa mimika pёr tё nxitur mosbesimin. Nёse ke vёshtirёsi me kontrollin e gjuhёs sё trupit mund tё bёsh joga ose tё meditosh. Kёto teknika tё ndihmojnё qё tё rigjenerohesh mendёrisht.

Kёnaqu

Nёse ti po kёnaqesh tё gjithё po kёnaqen. Dil, bёj ҫfarë tё pёlqen, vendos sfida pёr veten, tako miqtё.

Qëndro indiferent pas takimeve

Pasi ti kesh marrë numrin e telefonit, mos i shkruaj menjёherë . Mundohu tё dukesh sa mё i zёnё dhe popullor. Nёse e bombardon me telefonata e mesazhe bёhet e qartё qё nuk ke asgjё pёr tё bёrё. Kur ti telefonosh, filloje me njё shaka qё kujton takimin e fundit, kёshtu do ti ngjallёsh pёrshtypje pozitive.

Fol hapur

Nё njё lidhje komunikimi ёshtё thelbёsor. Tregoji ҫfarё do prej saj dhe lejo qё dhe ajo tё tё tregojё ҫfarё pret nga ti. Fol hapur pa pasur frikё se do ta humbёsh. Ajo gjithmonё do ta vlerёsojё sinqeritetin.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top