Meqenëse askush nuk është në gjendje t’i kontrollojë të tjerët, duhet patjetër të fillojmë nga vetja dhe të mësojmë si të qëndrojmë të qetë, madje edhe atëherë kur duket e pamundur. Edhe pse disa hormone na detyrojnë t’i dorëzohemi situatës dhe të vazhdojmë të nxisim grindje, lajmi i mirë është që ekzistojnë mënyrat si t’i pengojmë ato. Ja se si:
Ndaluni dhe merrni frymë
Duke marrë frymë, lejoni që sistemi juaj nervor parasimpatik të qetësohet. Gjendja e qetësisë dhe e relaksimit e bën të menduarin tuaj më racional.
Dëgjoni të tjerët
Komunikimi na ndihmon të shmangim mosmarrëveshjet. Aftësia e dëgjimit të këshillave të njerëzve të tjerë na mundëson të shmangim nxjerrjen e konkluzioneve dhe gjykimeve të ngutshme. Prandaj, gjithmonë përpiquni të kuptoni mendimin e bashkëbiseduesit tuaj, ndërsa në situatat kontestuese, jepni çdo gjë nga vetja që të arrini te kompromisi.
Bëhuni të sinqertë
Bëhuni të sinqertë ndaj palës tjetër dhe thoni se çfarë ju mundon. Nëse i tregoni gjërat të cilat ju pengojnë, do të shmangni konfliktet e mëdha.
Ulni tonin
Përpiquni që në situata konflikti të mos ngrini tonin, sepse palës tjetër i duket si shenjë e moskuptimit dhe si kërcënim i qartë.
Shikoni situatën nga të gjitha anët
Mos u ngutni, por ndaluni dhe shikoni situatën nga një këndvështrim tjetër.
Ndoshta e kuptoni që edhe ju po gaboni pak
Mbani mend që është më e rëndësishme të qëndroni të qetë në situata të tilla, madje edhe kur të tjerët ju nxisin të vazhdoni debatin, sepse me vazhdim debati nuk dëmtoni askënd tjetër, përveç vetes.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.