Mirëqenie

January 10, 2020 | 8:30

Teknikat se si të ndihmoni një person që vuan nga ankthi

Secili prej nesh shqetësohet apo frikësohet nga diçka herë pas here. Por, ata që vuajnë nga ankthi mund të ndihen të konsumuar nga frika ndaj gjërave që mund të duken të paarsyeshme për të tjerët. Mund të jetë e vështirë që t’i mirëkuptosh këto shqetësime, dhe si rezultat, shumë njerëz nuk e dinë se cila është mënyra më e mirë për të ndihmuar dikë që vuan nga ankthi.

Është e vështirë që të shikosh një njeri tëndin të dashur që vuan nga ankthi, por ka gjëra që mund të bësh për t’i ndihmuar. Gjithçka fillon me njohjen e shenjave të shqetësimit të tepërt dhe ankthit, dhe përdorimi i mënyrave më të mira për të mbështetur këta persona.

Shenjat e ankthit

Çrregullimi e ankthit është një nga problemet më të zakonshme të shëndetit mendor. Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person por përgjithësisht mund të ndahen në tre kategori:

Simptomat fizike:

  • Marramendje
  • Djersitje
  • Të vjella
  • Të ndjerit si në gjemba
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Diarre
  • Lodhje dhe pafuqi
  • Mendime të ankthshme
  • Mendimi që mund të ndodhë më e keqja
  • Të qenurit të shqetësuar rreth gjithçkaje
  • Analizimi i çdo gjëje
  • Sjellje të ankthshme
  • Shmangia e situatave dhe eventeve që e frikësojnë
  • Irritimi i menjëhershëm në një situatë që nuk e pëlqen
  • Veprime kompulsive (p.sh. larja e duarve me dhjetëra herë)
  • Dyshimi ne vetvete

Çfarë nuk duhet të bëni

  • Mos u mundo të zgjidhësh gjithçka për të.

Është normale të duash të ndihmosh të afërmin tënd për të shmangur situata të dhimbshme duke bërë gjithçka që mundesh për të eliminuar çdo lloj gjëje që mund t’i shqetësojë. Por ankthi nuk largohet në këtë mënyrë. Me kalimin e kohës, nëse njerëzit shmangin vazhdimisht përballjen me situata të vështira, ankthi shtohet dhe kërkesat e veçanta të këtyre personave në mënyrë që ata të jenë sa më rehat rriten.

Nëse vazhdoni të modifikoni sjelljen tuaj apo mjedisin për të akomoduar ankthin e personit tuaj të dashur, kjo mund të bëjë që ankthi i tyre të mos largohet e të rritet më shumë.

  • Mos i detyroni të përballen më gjërat që i frikësojnë.

Në anën tjetër, nuk është mirë edhe që të detyrosh dikë që të  bëjë diçka nga e cila ata kanë frikë. Të mësuarit se si mund të kalohen situate të vështira është më mirë që t’i lihet në dorë një terapisti. Kjo ju heq dhe ju një barrë. Gjithashtu ndihmon dhe personin që vuan nga ankthi në mënyrë që ata të përballen me frikat e tyre hap pas hapi, pa u nxituar dhe të drejtuar nga një profesionist.

 

 

Burimi /shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top