Dëshmi

February 25, 2022 | 10:03

Teksa të gjithë po largohen nga vendi, aktori i njohur vijon të qëndrojë në Ukrainë për të xhiruar një dokumentar për sulmin rus

Sean Penn ndodhet në Ukrainë për të filmuar një dokumentar rreth pushtimit rus. Kështu raporton sot “Newsweek”. Aktori fitues i Oskarit për filmin “Milk” është parë sot në Kiev gjatë një konference për shtyp të autoriteteve ukrainase.

Dokumentari, për të cilin Penn ka punuar prej muajsh është një prodhim i Vice Studios me Vice World News dhe Endeavor Content. Aktori ishte në Ukrainë vitin e kaluar për t’u përgatitur për xhirimet me takime me forcat e armatosura lokale.

Fotot e vizitës së nëntorit u publikuan në atë kohë nga shërbimi për shtyp i ushtrisë së Kievit. Këtë herë, që nga ardhja e tij javën e kaluar, aktori është takuar me anëtarë të zyrës së presidentit dhe zëvendëskryeministren Iryna Vereshchuk, gazetarë vendas dhe ushtarakë.

Sean Penn ka në meritë të tij disa projekte mbi operacionet kundër luftës dhe humanitare. Këtu përfshihet dokumentari “Citizen Penn” i cili fokusohet në përpjekjet e tij në përgjigje të tërmetit të Haitit të vitit 2010.

 

 

Burimi / https://www.ansa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top