Nëse ju dhe partneri po bëni më pak seks, ndoshta faji është i televizorit, ose celularit… Ky është rezultati i një studimi të ri të Universitetit të Delaware në Shtetet e Bashkuara. Studimi i publikuar së fundmi ka vërtetuar se çiftet me televizor në dhomë, kanë 6% më pak shanse që të kryejnë marrëdhënie seksuale në javë.
Sipas ekspertëve, ky rezultat mund të jetë një vlerësim konservativ, por është e vërtetë që televizori “vret” jetën seksuale të çifteve. Akoma më i dëmshëm është telefoni.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 4 milionë njerëz nga 80 vende. Gjetjet ishin impresionuese. Një njeri me aktivitet mesatar, bënte 3 herë seks në muaj në vitin 2010, krahasuar me 5 herë në vitin 1990.
Autori i studimit shpjegon se të dhënat janë analizuar në 5 kontinente dhe anketimet janë bërë kryesisht në vitin 2010. Kurse vitet e fundit, ai që mund të konsiderohet “vrasësi i vërtetë” i jetës seksuale, është telefoni.
Rezultatet e tjera të studimit tregojnë se të ardhurat, mosha apo niveli i arsimit nuk ndikojnë në jetën seksuale.
Burimi / PanoramaONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.