Lifestyle

February 23, 2016 | 13:44

Telefoni në xhep rrit rrezikun e sterilitetit te meshkujt

Nëse i dashuri i jetës tuaj mban telefonin në xhep, duhet t’i dërgoni këtë artikull.

Një studim i kryer nga shkolla Technicon në Izrael arriti në konkluzionin se meshkujt që i mbajnë telefonat në xhepin e pantallonave ose flasin me të më shumë se një orë në ditë, rrezikohen të kenë probleme me fertilitetin.

Shkencëtarët izraelit monitoruan 106 meshkuj për një vit, dhe në fund ata dolën në përfundimin se njerëzit që përdornin telefonin më shumë se një orë në ditë, janë dy herë më të rrezikuar të kenë cilësi të ulët të spermës, në krahasim me meshkujt që flasin më pak se një orë. Ndërsa ata që flasin në telefon ndërkohë që është duke u karikuar, janë dyfish më të rrezikuar për të pasur probleme me pjellorinë.

Studimet kanë treguar se cilësia e spermës tek meshkujt ka rënë ndjeshëm këto kohët e fundit, dhe në 40% të rasteve, faktori kryesor mendohet të jetë telefoni. Kjo ka bërë që shumë çifte të mbeten pa fëmijë. Hulumtuesit besojnë se aktiviteti elektromagnetik që çlirohet nga pajisjet mobile mendohet se e “prishin” spermën, dhe në disa raste mund të çojnë edhe në vdekje.

Ky studim gjithashtu zbuloi se duke fjetur me një telefon në shtrat, apo edhe pranë shtratit, gjithashtu kishte ndikim në spermë.

Ndaj, burrat duhet të mendojmë për mirëqenien e tyre dhe të ndalojnë varësinë ndaj telefonit, nëse dëshirojnë të bëhen prindër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top