Studim

December 13, 2019 | 8:18

Temperatura e dhomës dhe problemet që i shkakton gjumit

Sipas një studimi të kryer së fundmi, një gjumë i qetë gjatë natës mund të pengohet nga ngrohja që ju keni në dhomën tuaj. Kjo për shkak se trupat tanë luftojnë për t’u përballur me luhatjet e temperaturës dhe prandaj këshillohet që dhoma e gjumit tuaj të ftohet pak, para se ju të flini.

Shpesh na thuhet që dhoma e gjumit duhet të jetë 16 ose 18 gradë Celsius, por për disa njerëz kjo mund të jetë temperaturë shumë e ulët, sidomos gjatë dimrit. Sipas studimit, e rëndësishme është temperatura midis dyshekut dhe batanijes, e cila duhet të jetë midis 27 dhe 28 gradë Celsius.

Eksperti i gjumit, James Wilson thotë se është e rëndësishme që dhoma e gjumit të mos nxehet shumë.

“Një ambient i nxehtë krijon më tepër probleme me gjumin sepse ajri i nxehtë dhe i thatë mund të shkaktojë dehidratim, duke zvogëluar aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Nëse e lini ngrohjen gjatë gjithë natës, kjo mund të shkaktojë tek ju një gojë të etur dhe të thatë”.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top