Në fokus

January 20, 2020 | 8:54

Temperatura e trupit nuk është më 37 gradë. Arsyeja pse trupi i njeriut është ftohur…

Supozimi se temperatura normal normale për trupin e njeriut është 37 gradë ishte e vërtetë në shekullin XIX, kur u formulua, por që nga ajo kohë trupi i njeriut është ftohur, aq sa referenca është gjysmë shkalle më e ulët. Kjo është thënë nga një studim i Universitetit Stanford të botuar nga revista eLife.

Ai që përcaktoi vlerën e 37 gradave në vitin 1851 ishte mjeku gjerman Carl Reinield August Wunderlich, i cili ishte bazuar në një seri matjesh kryesisht për ushtarët. Studiuesit amerikanë analizuan tre grupe të ndryshme të dhënash për temperaturën e trupit, një që rrjedh nga veteranët e ushtrisë me matje të marra në vitet midis 1862 dhe 1930, një që daton nga vitet 1970 dhe një më e fundit, mes viteve 2007 dhe 2017, gjithsej gati 700 mijë matje.

Sipas studimit burrat e vitit 2000 janë 0,59 gradë më të ftohtë se ata të lindur në 1800, ndërsa gratë kanë humbur 0,32 gradë. Dallimet janë llogaritur duke përdorur pajisjet më të mira në dispozicion. Sipas autorëve: “Fiziologjikisht jemi ndryshe nga sa ishim në të kaluarën, ambienti në të cilin jetojmë ka ndryshuar, përfshirë temperaturën e shtëpive tona, mikroorganizmat me të cilat biem në kontakt dhe ushqimi që hamë”.

 

 

Burimi / https://www.ilmessaggero.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top