Lifestyle

March 21, 2018 | 10:24

Tendenca e make-up për sezonin Pranverë 2018

Me ardhjen e pranverës rritet dëshira për gjëra të reja dhe të ndryshme. Përveç rinovimit të gardërobës dhe veshjeve, edhe make-up-i  jonë duhet të rinovohet me tendencat e pranverës 2018.

Fjalëkalimi: ngjyrë! Nëse duam ta përmbledhim me një fjalë të vetme atë që do të shohim si tendencë për  make-up në sezonin e pranverën 2018, nuk mund të përdorim fjalë tjetër veçse: ngjyra. Absolutisht i pranueshëm për buzët, sytë dhe të gjitha hijet, të cilat do të shpërthejnë në gjithë bukurinë e tyre këtë pranverë.

Tone të ndritshme, smoky eye nën tonet e bronzit dhe ngjyrat e tokës, tone si blu elektrike apo e verdhë fosforeshente, për të na dhënë çdo ditë energjinë që na duhet për ta përballuar ditën me sukses.

Ne frymëzohemi nga pasarelat dhe stili i rrugëve të blogerëve më të suksesshëm dhe përpiqemi të luajmë me fytyrën tonë.

Sytë: sytë smokey janë shumë në modë, si gjatë ditës po ashtu edhe në mbrëmje, gjithashtu eksplorojmë hije të ngjyrës kafe dhe gri të errët. Teknikat ndryshojnë nga ato më të buta në ato më intensive.

Në qendër të vëmendjes: buzët janë protagonistet kryesore të sezonit të ardhshëm: propozimi është nuanca e ndritshme dhe ndoshta e errët me një fund të errët.

Një fytyrë e re: pranvera është sezoni kur çelin lulet. Ne mund të frymëzohemi nga kjo gjë dhe të luajmë me tonalitetet e make-up duke krijuar hije që ngjajnë me lulet.  Në këtë rast, edhe buzët do të jenë në gjendje të shprehin intonacionin e tyre përmes hijeve.

Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top