Emri nuk është i rastësishëm: reflektimet e lehta ndriçojnë bazat e errëta, të tilla si kremi mbi çokollatë të errët
Një hakmarrje e vërtetë e gështenjës është duke u zhvilluar në Hollivud: pas Emma Stone dhe Emma Roberts, në tapetin e kuq të çmimeve Oscar, të gjithë janë habitur nga ngjyra mjaft e përhapur dhe e nënvlerësuar e flokëve, që kanë patur edhe aktoret Emilia Clarke dhe Charlize Theron. Dhe lista do të rritet në muajt e ardhshëm, sepse gështenja është zgjedhur ngjyra e kësaj pranvere edhe në Instagram.
Por duke qenë se gështenja është shumë e përgjithshme: nuanca e momentit quhet ‘çokollatë torte’. Ne jemi mësuar me referencat kromatike imagjinare të Instagram dhe kjo e fundit është ndoshta një nga më të shijshmet. Ajo ishte nisur nga koloristja Liz Cook, e cila shpjegoi nuancën: ndërsa kafja tradicionale është më neutrale dhe pak e ashpër, ngjyra e ‘Çokollatës së tortës’ është një ngjyrë kafe intensive, e gjallë dhe e thellë, në sajë të një kombinimi të krijuar me hije të bakrit dhe të kuqes që shtojnë ndriçimin.
Pse çokollatë torte? “E kam quajtur ashtu për shkak se reflektimet e ndritshme na kujtojnë kremin ngjitës midis shtresave të çokollatës së errët në ëmbëlsira me çokollatë.” Për ta provuar atë në një version të butë, Cook rekomandon që flokët tuaj ti lyeni në ngjyrë kafe dhe t’i shtoni nuanca bakri dhe të kuqe për ta pasuruar.
Burimi / www.vogue.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.