Trendi i fundit janë tortat e zbukuruara me bimët ujore. Në rrjetet sociale janë mjaft të pëlqyera fotot e tortave të dasmës në formën e terrariumeve, një traditë që po e zbatojnë mjaft ëmbëltore në gjithë botën.
Paleta e ngjyrave në këto torta përfshin një përzierje relaksuese të jeshiles, ëmbëlsirës së kuqe dhe blusë. Në këto krijime përdoret gjalpi, sheqeri pudër, ngjyruesi i ushqimit dhe ndonjëherë edhe shtesë shijesh për të krijuar një strukturë të mrekullueshme.
Autorja e këtyre ëmbëlsirave të mahnitshme është Iven Oven, një artiste e vërtetë e kuzhinës. Ajo ka 288 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram! Aventurën e saj filloi në vitin 2013, kur zbukuronte ëmbëlsirat për vajzën e saj për festat që kremtohen në shkollë. Biskota e saj janë bërë një hit i vërtetë, dhe tani ka linjën e vet të ëmbëlsirave që i ka kënaqur dashamirët e botanikës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.