Lifestyle

February 13, 2019 | 9:10

Tendenca më e re: lamtumirë ngjyra, është koha për flokë të bardhë!

Sapo thinjat fillojnë të shfaqen pjesa më e madhe e grave nxitojmë t’i lyejnë, në mënyrë që t’i japin fytyrës pamje më të re dhe të përshtaten me modelin e bukurisë mbizotëruese.

Megjithatë, ditët e vështira të flokëve të bardha po mbarojnë! Grija është bërë trendi i ri dhe gjithnjë e më shumë gra i bëjnë flokët e tyre të argjendtë, të cilat janë reflektimi i gjithçkaje që kanë përjetuar.

Tendenca globale e flokëve gri:

Vlerësimi i flokëve gri filloi në Evropë, duke pushtuar Shtetet e Bashkuara dhe më pas pjesën më të madhe të botës. Gratë që i përmbahen prirjes së re janë lodhur nga kimikatet dhe ngjyrat për të mbajtur pamjen e tyre sipas standardeve dhe kanë krijuar revolucionin e tyre gri, gjë që u dha atyre më shumë autenticitet.

Gratë e famshme dhe me ndikim kanë inkurajuar gratë e zakonshme që të çlirohen nga ngjyrat e tyre dhe kanë shtruar rrugën që Revolucioni Gri të bëhet gjithnjë e më popullor. 

Sociologu Frédéric Godart thotë se moda e flokëve gri është e lidhur me evolucionin e gruas në shoqëri: “Për femrat, flokët e bardhë janë aprovuar gjithmonë nga një këndvështrim estetik, sepse ishte e lidhur ekskluzivisht me plakjen fizike, së bashku me zgjatjen e jetëgjatësisë dhe afirmimin progresiv të grave në të gjitha profesionet dhe në media, gjërat kanë ndryshuar: një shenjë e plakjes bëhet një opsion estetik si të tjerët”.

Megjithatë, shumë njerëz shfaqin paragjykime për flokët gri, pasi për shumë vite ata përfaqësonin vetëm moshën e pleqërisë. Është një zgjedhje e guximshme për t’i mbajtur flokët të lyer ose për të zgjedhur një ton argjendi, por shumica dërrmuese e grave raportojnë se është një përvojë e lirisë, e cila inkurajon vetëvlerësimin dhe vetë-pranimin.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top