Alzheimeri mund të kurohet me dritë, sipas një studimi të zhvilluar nga shkencëtar të “Massachussets Institute of Technology” (MIT). Sipas tyre, një terapi me dritë ‘blic’ si ajo e diskotekave në sy stimulon qelizat imunitare të asimilojnë proteinat beta-amiloide, që shkaktojnë këtë sëmundje.
Sipas këtij studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature”, niveli i duhur është 40 goditje drite në sekondë, që është ketër herë më e lartë se sa dritat e diskotekave.
Zhvillimi i proteinës beta-amiloide është një nga ndryshimet e para që vërehet në trurin e të sëmurëve me Alzheimer. Ajo grumbullohet duke krijuar pllaka, që mendohet se shkaktojnë vdekjen e neuroneve dhe humbjen ekujtesës.
Prej shumë kohësh studiohen mënyra për të parandaluar ndalimin e këtyre pllakave me ilaçe, por rezultatet deri tani kanë qenë zhgënjyese.
Studiuesit të drejtuar nga Li-Huei Tsai kanë përdorur metodologjinë, që shfrytëzon dritën. Kur minjtë janë vendosur përballë blicit të dritës për një orë është vënë re një reduktim i ndjeshëm i proteinës beta-amiloide në 12-24 orët e ardhshme, në pjesët e trurit që lidhen me shikimin.
Duke e përsëritur këtë terapi çdo ditë për një javë, rënia e kësaj proteine ka qenë edhe më e lartë. Në të njëjtën mënyrë, një stimulim me dritë të drejtpërdrejtë në zonën e trurit të specializuar përkujtesën, hipokampusi, ka sjellë sërish një reduktim të proteinës beta-amoloide.
Drita funksionon, sepse stimulon qelizat imunitare që ndodhen në atë zonë të godasin agjentët patogjenë të rrezikshëm, si proteina beta-amiloide. Ideja është që duke eleminuar këtë proteinë dhe duke ndaluar krijimin e pllakave, arrihet të bllokohet përparimi i sëmundjes dhe të shenjave të saj.
Në këtë mënyrë mund të zhvillohet një terapi pa dhimbje dhe pasoja anësore. Kjo metodë do të provohet tani të njeriu dhe studiuesit kanë kërkuar autorizimin nga “Food and drug administration”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.