Mirëqenie

June 5, 2019 | 12:07

Terapia e dritës, mënyra më e mirë për të luftuar depresionin sezonal

Për vite me radhë, kam bindur veten se trishtimi gjatë dimrit ishte vetëm në kokën time. Në fund të fundit, ka shumë gjëra për të mos pëlqyer gjatë sezonit të ftohtë: sëmundje të shpeshta, kthimi herët në shtëpi, shqetësime të lidhura me pushimet, dhe ndjenja e mbulimit me shtresa pafund batanijesh. Dhe sigurisht, ditët janë të zymta dhe pa diell. Por, mendoja se kështu ndihesha vetëm unë.

Rezulton se çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj i vërtetë i depresionit i mbështetur me shkencën e trurit.

“Tek njerëzit me depresion sezonal janë gjetur nivele 5% më të larta të një proteine transporti që shkakton largim të serotoninit nga hapësira ndërmjet neuroneve, që mund të çojë në depresion”, shpjegon Marlynn Wei.

“Rrezet e diellit në verë ndalojnë që ky proces të ndodhë, por kur të afrohet dimri, më pak rreze dielli mund të nënkuptojnë që më shumë serotoninë përfundon duke u larguar në neuronet tuaja, duke shkaktuar depresion sezonal”.

Pra, çfarë të bëni?

Nëse po vuani nga depresioni ka shumë mënyra për ta trajtuar nga ilaçet, tek praktikat që vënë në përdorim vetëm stimulimin e trurit. Unë jam interesuar për terapinë e dritës për të më shpëtuar nga ky problem. Terapia e dritës mund të ndihmojë shumë, sidomos nëse kombinohet edhe me metoda të tjera si marrja e ilaçeve të duhura.

Mund të interesoheni për kutitë që veprojnë si elektrik dhe lëshojnë dritë, uluni pranë tyre çdo ditë që të merrni dritën e nevojshme. Ndërsa në verë mund të shfrytëzoni dritën natyrale të rrezeve të diellit.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top