Mirëqenie

April 4, 2016 | 13:43

Terapia e luleve

Shumëkush prej nesh i konsideron lulet si një element fantastik për kënaqësinë personale, por lulet nuk jane vetem kaq. Sepse luleterapia është një kurë natyrale ku shërben për të na dhuruar harmoni në ndjenjat tona. Mirëqenie psikofizike është e rëndësishme për të jetuar me harmoni, pozitivitet e shëndet. “Mendje e shëndoshë me trup të shëndoshë”, thotë një fjalë e urtë dhe lulet shërbejnë pikërisht për t’i dhënë kuptim kësaj shprehjeje. Luleterapia na ndihmon të forcojmë cilësitë pozitive që gjendjen brenda nesh. Nëpërmjet përdorimit të luleve ekuilibrohen ato emocione që për çfarëdolloj arsyejeje kanë ndikuar në humbjen e harmonisë. Kjo terapi është e përshtatshme për njerëz të çdo moshe, nuk ka efekte anësore dhe nuk kërkon ndjekjen e kurave mjekësore, është një alternative ose plotësim i terapive të tjera.

Ka disa momente në jetën tonë ku kemi vështirësi për t’u përballuar me situata të ndryshme, sepse ndihemi të përfshirë nga ndjenjat negative. Në këtë pikë, ka dy rrugë që mund të ndjekim: mund të gjejmë forcën dhe të reagojmë duke u vetëshëruar dhe duke kërkuar zgjidhje të problemit që mund të kemi ose mund të kërkojnë këshillën e një personi që mund të na ndihmojmë me objektivitet.

Muajt e verës janë të mrekullueshëm për të shijuar të gjithë alegrinë dhe energjinë e luleve, të cilat kanë çelur ngado. Pikërisht lulet janë aleatet e bukurisë, serumi rigjenerues që na përkëdhelin duke dhuruar butësi dhe humor të mirë. janë të shumta qendrat estetike që ofrojnë trajtime mirëqenieje me bazë bimësh, lulesh dhe barërash aromatikë, duke filluar nga scrub-i për trupin e më pas duke kaluar në masazhe qetësuese dhe rigjeneruese. Mirëqenia jonë është edhe falë parfumeve të luleve, të cilat secila prej nesh i përdor në përditshmëri.

Lamtumirë stres

Trajtimet me luleterapi ndikojnë në mirëqenien tonë, më shumë sidomos mbi gjendjen psikofizike. Zgjidhja perfekte është lulja e lavandës, një lule që, njësoj si kamomili, vepron duke qetësuar trupin dhe mendjen. Lavanda vepron duke stimuluar qarkullimin e gjakut ndërsa vaji i saj është perfekt për të lyer këmbët dhe muskujt menjëherë pas aktivitetit fizik apo një shëtitjeje të gjatë. Stimulon hidratimin dhe tonifikimin.

Lavanda është shumë e dobishme edhe për humorin pasi dhuron alegri dhe optimizëm, të cilat janë të domosdoshme për t’u përballur me jetën ditë pas dite. Gjithashtu janë aleate të shkëlqyera të bukurisë.

Anti-moshë

janë të shumta bimët që veprojnë pozitivisht mbi shenjat e kohës, shtrijnë lëkurën dhe për rrjedhojë dukemi më të freskëta. Mimoza është një lule që i përket kësaj kate-gorie, pasi është e pasur me zink, bakër dhe magnez, të cilat janë aleatë tejet të çmuar të bukurisë. E përdorur me qëllim rigjallërues, mimoza bashkë me mjaltë dhe sheqer është një scrub shumë i mirë që i dhuron fytyrës shkëlqim dhe butësi. Ndërsa, nëse është elasticiteti i lëkurës që ka problem, lulja e diellit është pikërisht “ilaçi”. Cilësitë e saj zbutëse e ushqejnë lëkurën në thellësi dhe rrisin elasticitetin. Farat e lulediellit përdoren nga shumë qendra estetike për të kryer pastrime të trupit e fytyrës, ndërsa vaji është perfekt për masazhe rigjeneruese, ushqyese dhe pastruese.

E bukur si trëndafil

Trëndafili është pa diskutim simboli i bukurisë dhe i delikatesës. Sipas traditës, petalet e trëndafilit i bëjnë mirë lëkurës dhe shpirtit të një gruaje. Vaji i nxjerrë nga farat e trëndafilit përdoret për të minimizuar rrud-hat, shtrin lëkurën dhe mbron qelizat e saj. Vitaminat që përban trëndafili janë veçanër-isht të dobishme për rigjenerimin e qelizave dhe veprojnë me efikasitet edhe në rastin e strijave, djegieve nga dielli dhe njollave të lëkurës. Trëndafili i egër është ai më i miri nga ku mund të merret një vaj i pasur me vitaminë E dhe C.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top