Që shoqëria e një qeni është e mirë për shëndetin kjo tashmë dihet, por hulumtimet e bëra në Spanjë po përpiqen të analizojnë efektet terapeutike të shoqërisë së një qeni tek gratë që janë viktima të dhunës në familje.
Bashkëjetesa me një qen mund të bëjë që viktima e dhunës të ndryshojë rutinën, duke dhënë më shumë arsye për t’u larguar nga shtëpia dhe të ndjehet më e sigurt, duke thyer izolimin që zakonisht pason vuajtjet e shkaktuara nga dhuna.
Qeni “fton” për të dalë, të jep dhe të merr vëmendjen dhe është një mbështetje e shkëlqyeshme për shërimin e vështirë emocional. Një shtytje e vërtetë që ju lejon të dilni nga vuajtjet dhe të merrni përsëri në dorë jetën tuaj. Në dallim nga iniciativat e tjera, në këtë rast qeni nuk “përdoret” si mjet mbrojtës. Qeni nuk mund të jetë një armë, por një shok me të cilin mund të kapërcehet momenti i vështirë.
Një shoqatë trajnimi po ndihmon gratë që të kujdesen dhe të mbajnë qen, duke siguruar gjithashtu suksesin e studimit. Nëse rezultatet do jenë bindëse, do të çojë në propozimin e administratave publike që të përfshijnë adoptimin e qenve tek mjetet që janë pjesë e projekteve kundër dhunës gjinore.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.