Në fokus

November 23, 2019 | 8:28

Terapia e të folurit, si dhe pse ndihmon fëmijën e lindur para kohe dhe jo vetëm

Numri i fëmijëve që lindin para kohe, ka ardhur gjithë e duke u rritur. Përveç ndihmës së nevojshme dhe për t’u studiuar rast pas rasti, rritja mund të ketë disa vështirësi në përvetësimin e saktë të gjuhës dhe funksioneve të shoqëruara, të tilla si të kuptuarit, të mësuarit, emetimi i tingullit, formulimi i fjalive të plota. Por parandalimi mund të bëjë shumë, për sa kohë që fillon herët trajtimi i terapisë së të folurit. Këtë e thonë vetë logopedistët, të cilët kujtojnë se si çrregullimi i mundshëm gjuhësor vërehet me vonesë.

Çfarë ndodh me këta fëmijë

“Lindjet e parakohshme nuk duhet të nënvlerësohen – shpjegon Tiziana Rossetto, profesore e terapisë së të folurit dhe presidente e Federatës Italiane të Logopedistëve – si për rreziqet klinike që mund të paraqesin, siç është vdekshmëria e lartë edhe për implikimet që lidhen me një kohëzgjatje mesatare dhe të gjatë. Në radhë të parë paaftësia nervore, motorike, ushqyese dhe frymëmarrja ndikojnë në zhvillimin e saktë të funksioneve normale të fëmijës me një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës. Por jo vetëm, ka prova që foshnjat e lindura para kohe kanë gjithashtu një vonesë në evolucionin e aftësive njohëse dhe komunikuese-gjuhësore”.

Eksperti vazhdon: “Të dhënat e konfirmuara nga studimet pasuese, tregojnë  se janë rreth 4100 foshnja të lindura para kohe, tek të cilët janë vënë re vështirësi të mëdha konjitive dhe performancë të reduktuar. Për shembull, në bashkëveprimet e lojës me prindërit, ata tregojnë vështirësi në mbajtjen e vëmendjes për një kohë të gjatë, në komunikim ata zhvillojnë më ngadalë përdorimin e gjesteve, të kuptuarit dhe prodhimin e fjalëve, si në leksik, ashtu edhe në ndërtimin gramatikor të fjalive.

Simptoma këto që njoftojnë vështirësi të mundshme në zhvillimin e mëvonshëm të gjuhës dhe implikimet e të cilës rëndohen në kalimin nga parashkollori në shkollë, me një shkallë të ndryshueshme ndikimi në performancën akademike. Vështirësitë vihen re më shumë nga viti i dytë i shkollës fillore kur rriten kërkesat për shpejtimin e leximit, saktësi më të madhe në shkrim, aftësi numerike dhe llogaritje”.

Dashuria është themelore

“Janë një sërë vështirësish – shton Sara Panizzolo, terapiste e të folurit në Njësinë e Neonatologjisë dhe Kujdesit Intensiv të UOC, AOU dei Colli, Ospedale Monaldi, Napoli – të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës së fëmijës dhe familjes, por që mund të minimizohen përmes ndërhyrjes me terapinë e duhur. Sa më efektiv të jetë, aq më herët do të ketë mundësi të futet në një projekt terapeutik multi-disiplinor, i cili gjithashtu përfshin kontributin e figurave të tjera të rehabilitimit siç janë fizioterapisti, psikomotori dhe optometristi”.

Eksperti thekson: “Përveç identifikimit të aftësive të kufizuara nga mjekët specialistë, eksperti është ndihma e prindërve, për një shqetësim të vazhdueshëm, të lidhur për shembull me vështirësinë e ushqyerjes, mungesën e vëmendjes ndaj gjërave dhe njerëzve, mungesën e pjesëmarrjes sociale me gjeste dhe fjalime të bëra ‘në mënyrën e tij’, në përpjesëtim me moshën. Të gjithë treguesit e mundshëm që duhet të ftojnë nënën dhe babin të kërkojnë një konsulencë të specializuar, në veçanti logopedist, për një diagnozë dhe trajtim në kohë, në mënyrë që të kthejnë cilësinë dhe normalitetin në jetën e fëmijëve”.

Në çdo rast, gjestet e përditshme të dashurisë ndihmojnë në zhvillimin e fëmijës së parakohshëm dhe sepse krijon empati me prindërit. “Mjafton që prindërit të flasin me fëmijët e tyre duke parë në sytë e tyre dhe t’u ofrojnë atyre tinguj të ndryshëm vokalesh, duke përfshirë këngë dhe mimika”, thekson Rossetto. Për më tepër, është e rëndësishme që ata ta shoqërojnë komunikimin me shprehjet e fytyrës dhe modulimet e zërit dhe në momentet e lojës, të tërheqin vëmendjen e fëmijës me lodra shumëngjyrëshe dhe të përshtatshme për moshën, duke e përgëzuar atë sa herë që jep përgjigje komunikuese edhe nëse nuk është plotësisht i saktë”.

 

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top