Gjithnjë e më shumë shkenca po i mëshon risive që kanë të bëjnë me terapinë e sëmundjeve pa ilaçe. Shkencëtarët aziatikë janë ata që në një hap me kohën kanë bërë shpikjet që rezultojnë të parat për nga zgjidhjet efektive në mbarë botën. Materiali i tourmaniumit është zbuluar nga shkencëtari biokimist, Z. Cho Syung-Hyun. Luiza dhe Përparim Çarçiu janë drejtuesit e qendrës “Nuga Best Tirana B”, që në një ambient të madh zhvillojnë terapi falas për të gjithë njerëzit që kanë nevojë. Përveç shërbimeve rehabilituese, ata ofrojnë një sërë produktesh që ndihmojnë në trajtimin e sistemit nervor, deformimet e boshtit kurrizor, skoliozën, qarkullimin e gjakut etj.
Atëherë, sa kohë u bë që e zhvilloni këtë lloj aktiviteti, i cili njihet, ka në thelb mirëqenien psikofizike?
Aktivitetin në NUGA Best e kam filluar në 2 nëntor të 2013. Kompania Nuga Best vjen nga Koreja e Jugut dhe është një terapi e mjekësisë alternative, e ndërthurur me mjekësinë moderne, ku bazë e saja është guri i Tourmaniumit, i cili lëshon rreze infra të kuqe të gjatë. Tourmaniumi është i përbërë nga katër materiale: turmalina, germaniumi, elvan dhe guri vullkanik. Janë tri institute që merren me studimin e tourmaniumit dhe nano diamant tourmaniumi NDT, (është teknologjia e parë në botë që është përdorur NDT) dy janë në Drezen të Gjermanisë dhe një në Bjellorusi, ku edhe së fundmi është botuar libri mbi Tourmaniumin nga tre profesorë dhe shkencëtarë, dy japonezë dhe një koreano jugor. Kompania Nuga Best është lider në të gjithë botën porsa i përket prodhimit të produkteve shëndetësore, ku kjo kompani për të dytin vit rresht 2017-2018 mori çmimin Word Class si kompania e parë për produkte të shkëlqyera. Tourmaniumi është i vetmi material që ka marrë patentën antibakteriale dhe antialergjike. Janë mbi 90 certifikata, patenta, medalje që Kompania Nuga Best i ka marrë që nga viti 2002 e deri më sot, që kushdo mund t’i shohë në faqen kryesore të kompanisë mëmë. Ajo operon në mbi 120 shtete të ndryshme dhe në mbi 6000 qendra në të gjithë botën.
Çfarë keni kuptuar nga kjo përvojë, sa raste të shëruar apo të themi të rehabilituar ka, në kushtet fizike ku janë gjendur si pasojë e dëmtimeve gjatë jetës?
Të punosh me njerëzit është një punë sa e bukur dhe fisnike, pasi në qendrën tonë trajtohen rreth 200 persona në ditë, dhe rreth 6000-7000 persona në vit. TERAPIA E NUGA BESTIT është një terapi për të gjithë familjen, duke filluar nga të porsalindurit dhe gjithë jetën tonë. Terapia trajton boshtin e kurrizit, sistemin nervor dhe qarkullimin e gjakut, pra ajo parandalon, stopon dhe përmirëson të gjitha problemet në organizëm. Personat që vijnë në qendrën tonë kanë probleme nga më të ndryshmet. Nga këto po veçoj disa që hasen më shpesh në jetën e përditshme: deformimet e boshtit kurrizor, skoliozat, hernien diskale, nervin shiatik, tensionin, diabetin, veshkat, mëlçinë, pagjumësinë, stresin, spondeliartrozën, prostatën, parkinsonin etj. Pra, është një terapi gjithëpërfshirëse që nuk trajton vetëm një problem, por gjithë trupin tonë. Dhe përmirësimet që kanë marrë këta klientë janë mëse të dukshme, pasi kjo vërtetohet nga vetë klientët tanë dhe vazhdimi i frekuentimit të qendrës tonë.
Ju njiheni si Nuga Best TiranaB, e licencuar dhe me patentë nga kompania mëmë aziatike. Sa e vështirë ka qenë të operosh në një treg ku ka dhe subjekte hiena qëabuzojnë përmes të njëjtës fushë?
Ne njihemi si Nuga Best Tirana B se në Tiranë ndodhen dy qendra që jemi të licensuar nga kompania mëmë në Kore për të vazhduar aktivitetin në Shqipëri. Është e vërtetë që ka subjekte të tjera të cilat kanë produkte jo cilësore dhe mundohen të na kopjojnë në çdo detaj, (pasi kanë qenë pjesë e kompanisë tonë dhe për moskorrektësi ndaj klientëve janë përjashtuar nga kompania Nuga Best), si në mënyrën e organizimit, në ligjërata, në fletëpalosje, në bërjen e terapive falas, ku e theksoj, në të gjithë botën është vetëm kompania Nuga Best që bën trajtime falas, duke i dhënë një siguri të plotë për efektin e produkteve.
Ju keni një sërë produktesh që garantojnë cilësinë e jetesës për njerëz me probleme të ndryshme shëndetësore. Cilat janë ato?
Produktet në Nuga Best janë të shumta, por produkti kryesor është krevati terapeutik, i cili trajton sistemin nervor, boshtin e kurrizit, qarkullimin e gjakut. Dyshek, jelek, brez me frekuencë, brez tormaniumi, që ndikon në qarkullimin e gjakut duke e stabilizuar atë, duke luftuar infeksionet virusale dhe bakteriale, shishe uji tourmaniumi, varëse, byzylyk, ora, set pasta dhëmbësh dhe sapun.
Ndodheni në zonën “Rruga Ura” e natyrisht pjesën më të madhe të njerëzve që zgjedhin të marrin shërbim falas e keni prej aty. Në fakt, sa të tjerë kanë nevojë për këto shërbime dhe si ua ofroni?
Ne ndodhemi mbi Shkollën e Bashkuar te kompleksi ‘Orion’ në një zonë tepër të populluar si në çdo cep të Tiranës, që sa vjen dhe çdo ditë e më shumë zgjerohet, dhe nevoja për tu trajtuar është shumë e madhe. Trajtimi në qendrën tonë bëhet falas, ku klientët i provojnë produktet, binden për efektin e tyre, pastaj sipas mundësisë financiare investojnë për produktin që u përshtatet atyre dhe familjarëve të tyre, por qendra jonë u jep mundësinë e trajtimit dhe shumë personave që nuk kanë mundësinë e blerjes, por kanë mundësinë e trajtimit dhe përmirësimit të shëndetit falas.
Keni blerës për produkteve dhe si i shpërndani ato?
Gjatë këtyre gjashtë viteve që ne operojmë në Shqipëri janë të shumtë klientët që kanë bërë pjesë të familjeve të tyre produktet e Nuga Bestit, duke ndikuar në përmirësimin e shëndetit, duke i riaftësuar për punë dhe rrjedhimisht në rritjen e mirëqenies së tyre familjare.
Keni në plan të zgjeroheni?
Po patjetër! Plani ynë për të ardhmen është të zgjerohemi në të gjithë Shqipërinë për t’u dhënë mundësinë të gjithëve për t’i provuar, trajtuar dhe t’i kenë pjesë të familjeve të tyre produktet e Nuga Bestit, pasi janë domosdoshmëri për të pasur një jetë të shëndetshme e pa dhimbje.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.