Është e mirë, na bën mirë por dhe të bukur. Rrushi, i bardhë apo i zi, është një gëzim për sytë dhe shijen. Por kanë dhe veti në shëndet, falë aftësisë së tyre pastruese, dhe një aleat i fuqishëm i bukurisë.
Përdorimi i rushit dhe verës në kozmetikë tashmë është një traditë e konsoliduar dhe alternativë në shumë qendra bukurie. Le të shohim se cilat janë substancat e dobishme që përmban rrushi dhe se si shfrytëzohen ato, në tryezë dhe para pasqyrës.
Vetitë e rushit
Rushi është shumë i pasur në ujë, me një përqindje gati në 80%, ku gjenden mjaft susbtanca me përfitime. Mes tyre janë polifenolët, që kanë treguar se janë mjaft të mirë për të luftuar radikalet e lira, përgjegjësit e plakjes së indeve dhe dëmtimeve të ADN-së. Por një prej këtyre polifenolëve në veçanti është mjaft i rëndësishëm dhe bëhet fjalë për resveratrol, i cili gjendet më shumë tek mushti, se sa në kokrrën e rrushit. Sipas studimeve të fundit kjo substancë ka veti antitumorale, antiinflamatore, dhe ndihmon në hollimin e gjakut, pra qarkullimin e tij më të mirë.
Kura e rrushit
Emri shkencor i tij është Ampeloterappia, nga greqishtja amploes do të thotë hardhi. Periudha më e mirë për të ndjekur dietën e rrushit është ajo e vjeljes, nga fundi i gushtit deri në fund të tetorit, kur frutat janë të pjekur totalisht dhe me cilësi të mirë. Në fund të verës trupi prodhon një sërë radikalesh të lira dhe ka nevojë për detoksifikim, duke patur parasysh se kemi dimrin para. Dieta zgjat zakonisht dy ose tre ditë, për ta zgjatur më tepër duhet të konsultoheni me mjekun, nuk është i përshtatshëm për ata me sheqer të lartë në gjak, pasi rrushi është shumë i pasur me sheqerna, mes të cilave glukoza dhe fruktoza. Kura ka të bëjë vetëm me konsumin e rrushit, 1-2 kg në ditë, duke eleminuar farat, që mund të lodhin depozitimin në zorrë për shkak të bllokimit të rrezikshëm. Pas dietës duhet të ktheheni në një ushqyerje normale në mënyrë graduale. Përfitimet e kësaj janë detoksifikimi i organizmit.
Rrushi i bukurisë
Fruti dhe lëngu i tij mund të përdoren dhe në kozmetikë. Në këtë rast flasim për Wine Therapy, terapia e verës. Bëhet fjalë për shfrytëzimin e vetive të verës dhe rrushit për të përmirësuar kompaktësinë dhe hidratimin e lëkurës si dhe tonifikimin e muskujve. Rrushi dhe vera janë bazë e disa linjave kozmetike që na sjellin mjaft produkte që nga kremi për fytyrën tek eksfoliantët për trupin. Por ka dhe produkte që mund t’i bëni vetë në shtëpi. Mjaftojnë disa kokra rrushi, një lugë e vogël mjaltë, dhe një lugë kos i bardhë të kaluara në frulator. Më pas përzjejeni me një lugë miell tërshëre për të përgatitur në shtëpi një maskë pastruese dhe kundër plakjes. E lini në lëkurë për 10 minuta dhe më pas e shpërlani.
Relaks
Kush ka fatin të kalojë disa ditë në një qendër bukurie mund të zbulojë Terapinë e Verës pasi është vërtetë relaks. Një nga trajtimet është një vaskë, metali apo druri e mbushur me musht apo verë të kuqe, që e bën lëkurën më të butë, duke përmirësuar pamjen. Një tjetër trajtim është peeling me farat e rrushit, i cili bashkon avantazhet e eksfolimit me acidet yndyrore që përmbajnë farat e rushit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.