Çdo vit shumë njerëz janë diagnostikuar me kancer dhe rrjedhimisht pësojnë një ndryshim të madh në cilësinë e jetës së tyre. Ata fillojnë trajtimet shteruese, të cilat shqetësojnë jo vetëm pacientët, por edhe familjen dhe miqtë, të cilët i shoqërojnë ata në çdo fazë të udhëtimit të tyre. Kimioterapia, ndonëse e domosdoshme për të luftuar sëmundjen, gjithashtu ka shumë efekte anësore tek pacientët.
Gjatë trajtimit, këta njerëz mund të vuajnë nga indiferenca, të përzierat, ndjeshmëria e lëkurës, humbja e flokëve, thonjve, lëkura e shputës së këmbëve dhe duarve. Në fund, kjo është një periudhë shumë delikate, e cila kërkon shumë forcë, vendosmëri dhe mbështetje nga të dashurit. Megjithatë, një zbulim i ri mund të bëjë që kimioterapisë t’i vijë fundi!
Hulumtuesit në Universitetin Northwestern në Illinois kanë zbuluar se të gjitha qelizat në trupin e njeriut përmbajnë një “kod vrasjesh”, që mund të përdoren për të shkaktuar vetë-shkatërrimin. Ata besojnë se ky mund të jetë një mjet i madh për të luftuar kancerin. Për studiuesit, qelizat malinje, të cilat janë të kontaminuara me sëmundjen, në një farë mënyre mund të stimulohen për t’u vetë-shkatërruar nëpërmjet këtij kodi, kështu që nuk ka nevojë për vendosjen e kimikateve toksike në trup. Praktika e këtij procesi mund t’i japë fund trajtimit të kimioterapisë.
Shkencëtarët gjithashtu besojnë se fuqia e këtyre “rojeve të brendshëm të trupit” mund të jetë edhe më efektive nëse ato dyfishohen në mënyrë sintetike për të zvogëluar më tej nevojën për kimioterapi dhe të gjitha efektet e saj anësore në trup.
“Tani që ne e njohim kodin vrasës, ne jemi në gjendje të aktivizojmë mekanizmin, pa pasur nevojë të përdorim kimioterapinë dhe pa ngatërresë me gjenomin”, shpjegoi Marco E. Peter, profesor në Universitetin Northwestern Feinberg, Shkolla e Mjekësisë dhe autori kryesor i studimit.
“Ne mund t’i përdorim këto ARN të vogla drejtpërsëdrejti, t’i futim ato në qeliza dhe të aktivizojmë kalimin e vrasjes… Qëllimi im nuk ishte të krijoja një substancë toksike artificiale të re … Doja të ndiqja shembullin e natyrës…”
Zbulimi bën që hulumtuesit të jenë më të motivuar për të zbuluar metoda që luftojnë zhvillimin e kancerit. Pavarësisht kësaj e gjithë kjo punë nuk do të bëhet kaq shpejt. Disa vite studime do të jenë të nevojshme për mundësinë e shqyrtimit të një terapie të re. Edhe pse mund të zgjasë pak kohë, ky është një zbulim shumë emocionues që mund të lehtësojë vuajtjet e mijëra njerëzve në mbarë botën!
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.