Në fokus

December 17, 2016 | 6:35

Terapia EMDR për trajtimin e Depresionit

Nga Msc.Adelina Pjetra Psikologe Klinike

Nga Msc.Adelina Pjetra
Psikologe Klinike

EMDR (Eye Movement Desensitization and Reprocessing) është një trajtim shumë efektiv në eliminimin e ndikimeve negative të kujtesës traumatike. E krijuar si një trajtim për çrregullimin e stresit post traumatik , EMDR është përdorur gjithashtu me sukses dhe efikasitet për depresionin.

Depresioni  mund të jetë i lehtë ose i rëndë me simptoma që përfshijnë:

• çrregullime të gjumit,

• shtim ose humbje peshë,

• vështirësi në përqëndrim,

• motivim, vetëvlerësim të ulët,

• mendime, gjeste apo plane për vetëvrasje,

• ndjenja të pavlefshmërisë dhe mendime të shpeshta për vdekjen.

Shkaqet e depresionit janë komplekse dhe nisin që nga pabarazitë kimike, në modelet e komunikimit jo të shëndetshëm, kujtimet e shtypura dhe modelet e mendimit negativ. Trajtimi për depresion mund të përfshijë ilaçe, përpunimin emocional, zgjidhjen e problemeve dhe terapinë konijitive.

EMDR…

EMDR është një trajtim neurobiologjik, i cili përdor lëvizjet e syrit për të eliminuar ndikimet negative të kujtimeve të këqija. Klientët që përdorin EMDR ndjekin një protokoll të rreptë, që përfshin: identifikimin e një kujtese shqetësuese dhe vlerësimin e ndjenjave negative, ndjesitë e trupit dhe vetëbesimet shqetësuese (cognitions), të cilat rezultojnë kur kujtesa mbahet mend. Ripërpunimi i kujtesës ndodh pasi klienti imagjinon kujtesën dhe pastaj lëviz sytë e tij majtas-djathtas, ashtu si procesohet nga terapisti. Lëvizjet e syve krijojnë një përgjigje intensive qetësie, e cila është paralele me gjumin e rëndë, të përjetuar në fazën REM.
Kujtesa negative e trajtuar në terapi, si të gjitha kujtimet negative, kërkon për ekzistencën e saj përfshirjen kolektive të një ndjenje negative, konjicionin negativ dhe një lidhje me ndjesi negative të trupit. Nëse njëri prej këtyre elementeve të përcaktuara zhduket, atëherë të gjitha elementet do të zhduken dhe kujtesa e keqe nuk krijon më një reagim negativ. Në terapi, për shkak se klienti është duke përdorur lëvizjet e syrit gjatë imagjinimit të kujtesës negative dhe po përjeton një qetësim intensiv në të njëjtën kohë, ndikimet negative zhduken të gjitha së bashku. Në përgjithësi një kujtim negativ mund të identifikohet dhe të ripërpunohet me sukses në një seancë.
1

Terapia Konjitive:

Terapia njohëse është ndërhyrje e trajtimit, e cila ndryshon modelet e mendimit të një personi dhe konjicionet. Studimet kanë treguar se, njerëzit të cilët janë në depresion, kanë modele negative të mendimeve të quajtura “shtrembërime” dhe vetëbesime negative, të quajtura “konjicione negative”. Të dyja, si shtrembërimet dhe konjicionet negative, mund të maten nga pyetësorët psikologjikë. Në terapinë konjitive, reduktimi i simptomave thuhet se do të ndodhë kur individi të mësojë të njohë veten dhe të mendojë më pozitivisht.

EMDR, Matjet Konjitive dhe “Mbyllja e hendekut”

Protokolli EMDR, e kombinuar me pyetësorët e Terapisë Konjitive, krijon një metodë shumë të shpejtë dhe efektive të trajtimit të depresionit.
Për shembull: pasi klienti përfundon pyetësorin, terapisti mbledh një listë të konjicioneve më negative të klientit. Pastaj, në lidhje me secilin prej këtyre konjicioneve negative, terapisti e pyet klientin: “Kur keni filluar të besoni në këtë vetëbesim negativ dhe si e keni mësuar atë?”
Pothuajse gjithmonë klienti do t’i referohet kujtimeve të konfliktit që lidhet me prindërit e tyre. Gjithashtu është e zakonshme që klienti të përmendë kujtimet e humbjes në fëmijëri apo trauma që kanë përjetuar në shkollë. Pas kësaj, terapisti dhe klienti e përdorin këtë informacion për të krijuar një listë të të gjitha përvojave negative, të cilat çojnë në konjicione negative dhe atëherë e trajtojnë secilën prej këtyre kujtimeve duke përdorur Protokollin EMDR.

Klienti që ndjek trajtimin EMDR eliminon efektet negative të këtyre kujtimeve të fëmijërisë dhe nuk ka më konjicione negative që kontribuojnë në depresion. Ky është një ndryshim dramatik për klientin, pasi është gati e pamundur për një person në depresion që në mënyrë realiste të shohin veten që i arritën të gjitha, që ata janë në gjendje të bazohen në aftësitë e tyre. Në terma të përgjithshme, para terapisë klienti kishte një hendek në mes të asaj që ata mund të bënin dhe çfarë besonin se mund të bënin. Ndërhyrja EMDR eliminon hendekun mes paaftësisë së përceptuar dhe potencialit real. Ky ndryshim i përceptimit është shokues, ngushëllues dhe euforik, shpeshherë e vendos klientin në një pozicion të të ndjerit mirë, gjë që nuk e ka ndjerë që nga fëmijëria e tij e hershme.

Trajtimi i depresionit duke përdorur EMDR është një metodë intensive dhe shumë efektive e terapisë, e cila ndryshon përgjithmonë vetëbesimet negative që çojnë në depresion. Gjithashtu, kohëzgjatja e terapisë është shumë pak, shpeshherë duke marrë 50% – 75% më pak kohë se sa terapitë tradicionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top