Një artist japonez pretendon se ka arritur të gjejë edhe terapinë më të mirë për qetësinë shpirtërore dhe këtë ai e sjell në foto.
Japonezi Yuki Aoyama ka nxjerrë në shitje edhe foto-albumin e tij me vlerë 10 paund, në të cilën ndodhet 96 foto, të gjitha me të njëjtën bazë: Mace dhe gjokse të pazbuluara femrash.
Sipas tij janë pikërisht këto dy gjerat më të dëshiruara nga natyra njerëzore dhe duke u bazuar në kërkimet më të shumta në internet ai ka kombinuar edhe macet me gjokse femrash.
Vëllimi përmban shënimin: “Burrat humbin kontrollin para gjoksit, por macet mbajnë qetësinë e tyre.”
Yuki thotë se sjellja qetësuese e maceve, e kombinuar me gjoksin e butë të trupit të një gruaje, siguron terapinë më të mirë për qetësinë shpirtërore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.