Ekziston një kukull që mund të shkaktojë emocione pozitive tek një pacient me Alzheimer. Fuqia e kësaj lodre është e jashtëzakonshme: pacienti mund të rikuperojë ndjenjën e prindërimit, dëshirën për t’u kujdesur për dikë dhe vetëbesimin.
Një person i moshuar që vuan nga sëmundja e Alzheimerit jeton kryesisht me kujtimet e së kaluarës dhe kjo gjendje shumëvjeçare mund të krijojë mosbesim ndaj të tashmes. Duke qenë një sëmundje pa kurë dhe që shkakton çekuilibrime të mëdha emocionuese, e vetmja gjë që mbetet për të bërë është lehtësimi i simptomave me trajtime alternative të mjekësisë tradicionale, siç është Terapia më kukulla.
Kjo terapi konsiston në përdorimin e një kukulle, me karakteristika të caktuara, e cila është në gjendje të zgjojë tek pacienti Alzheimer empatinë dhe dëshirën për t’u kujdesur për dikë që në mënyrë të pashmangshme zhduket me përparimin e patologjisë. Janë demonstruar efektet pozitive të përdorimit të kukullave tek pacientët me Alzheimer. Në fakt, të moshuarit nuk e njohin kukullën si një lodër, por si diçka për t’u kujdesur. Kjo i stimulon ata të kujdesen dhe të ndjehen të rëndësishëm për dikë.
Nëpërmjet kontaktit pacient-kukull, mendja dhe empatia e të moshuarve, pavarësisht seksit, aktivizohen dhe rikuperojnë vetëbesimin sepse e kuptojnë se mund të kujdesen për dikë. Ajo që duhet përdorur për terapi nuk është një kukull e zakonshme. Karakteristikat e saj janë: fytyra e dobët, e butë në prekje dhe gjymtyrët e mëdhenj për t’u mbajtur në krahë. Quhet ndryshe edhe ‘Empatia Doll’ sepse, falë veçantive të saj, stimulon ndjenjën e empatisë dhe kontaktit.
Burimi / https://dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.