Pyetja se për çfarë na duhet psikoterapia, mund të jepet me përgjigjen se psikoterapeuti është psikolog i specializuar në psikoterapi. Psikoterapia merret me trajtimin e çrregullimeve të ndryshme psikopatologjike. Shpirti i njeriut sëmuret, s’ka nevojë vetëm për ilaçe, duhet të shërohet, trajtohet me psikoterapi pa harruar sëmundje të tjera që burimin e tyre e kanë nga çrregullimet nervore, të cilat duan multidisiplinimin e specialistëve të shëndetit mendor. Psikoterapisti është i përgatitur gjatë trajnimeve të ndryshme profesionale. Ai formohet për ushtrimin e psikoterapisë rreth shenjave të ndryshme, nga më të lehtat deri tek të rëndat, duke përdorur teknikat e aplikimit të psikologjisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.