Merrni frymë me anën e majtë të hundës
Kjo është një metodë joge, e cila përdoret për të ulur tensionin e gjakut dhe për t’ju relaksuar. Terapisti i gjumit Peter Smith sugjeron: “Shtrihuni në anën e majtë të trupit dhe vendosni një gisht në anën e djathtë të hundës, për ta mbyllur atë. Filloni të merrni frymë ngadalë. Kjo teknikë është veçanërisht efikase në periudhën kur problemet e menopauzës ju pengojnë të flini.
Shtrihuni dhe qetësohuni
Relaksimi i muskujve e përgatit trupin për gjumë. Eksperti i ankthit Charles Linden thotë: “Shtrihuni me shpinë, merrni frymë ngadalë dhe thellë me anë të hundës dhe në të njëjtën kohë shtrëngojini fort gishtat e këmbës. Më pas lërini të lirë. Bëjeni këtë veprim disa herë dhe do të shihni rezultatet.
Përpiquni të qëndroni zgjuar
Funksionon, pasi mendja do të kërkojë të bëjë të kundërtën, thotë psikoterapistja Julie Hirst. “Mbajini sytë hapur dhe përsëritni me vete ‘nuk do të fle’. Truri nuk i përpunon mirë format mohore dhe si pasojë këtë ‘komandë’ e interpreton si një udhëzim për të fjetur. Si pasojë edhe muskujt e syrit do të lodhen shpejt dhe pa e kuptuar do të jeni në gjumë”.
Kujtoni se çfarë keni bërë gjatë ditës
Kujtoni çdo detaj të gjërave që keni bërë, duke filluar nga gjërat që keni bërë para se të flini, deri tek ato që keni bërë në mëngjes.
Rrotulloni sytë
Mbyllini sytë dhe rrotullojini. Terapistët thonë se kjo mënyrë është shumë efektive për të fjetur, pasi ndihmon në çlirimin e melatoninës, hormonit të gjumit.
Vini në punë imagjinatën
Meditimi nëpërmjet vizualizimit funksionon më mirë nëse vini në punë të paktën tri shqisa. Ekspertët këshillojnë: “Imagjinojeni veten në një situatë ku ju ndjeni diçka, duke lundruar apo duke ecur këmbëzbathur në bar. Imagjinoni sikur po nuhasni lulet, sikur dëgjoni valët e detit apo cicërimat e zogjve. Do të ndiheni të qetësuar dhe do të jeni në gjumë pa e kuptuar as vetë”.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.