Dëshmi

December 5, 2019 | 8:06

Tërmeti në Shqipëri, historia e zjarrfikësit italian: “Njerëzit na ndalonin, na falënderonin, na ofronin ushqime dhe dhurata.”

Massimo Marconcini, 51 vjeç, nga Livorno, një ish atlet olimpik në Lojrat Olimpike në Barcelonë, është një nga 175 zjarrfikësit që lanë vendin e tyre për të ndihmuar njerëzit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Në një rrëfim për mediat italiane ai ka thënë: Kur njerëzit na shihnin në rrugë, na ndalonin, na falënderonin dhe na ofronin ushqim dhe dhurata si shenjë mirënjohje për punën tonë në ndihmë të të dëmtuarve.

Sapo mbërritën në Durrës, zjarrfikësit italianë u gjendën para skenave të ngjashme me tragjeditë e shumta që kanë goditur dhe kanë gjunjëzuar Italinë gjatë tërmeteve në, Aquila, Amatrice, Umbria, Marche, Ischia dhe Rigopiano. Massimo Marconcini kishte marrë pjesë edhe në operacionet e kërkim shpëtimit në zonat e goditura nga tërmetet në Itali.

“Në kohën kur ishim në Durrës, toka u drodh nga një lëkundje prej 5.2 e shkallës Rihter. Unë isha poshtë një ndërtese, pata frikë, por fal zotit nuk zgjati shumë”, – thotë zjarrfikësi Italian.

“Toka në Durrës ishte aq e brishtë dhe qyteti ishte shumë i madh, por nuk ishte i organizuar. Qyteti ishte ende i traumatizuar nga tërmeti i shtatorit dhe njerëzit të pa mësuar me tërmetet. Frika nuk ishte shuar ende. Shqipëria është një vend i ri, me njerëz të rinj dhe shumë ndërtime të reja por ende të pa organizuara mirë”.

Massimo Marconcini thotë gjithashtu se “Pavarësisht eksperiencës ka pasur momente që dhe vet zjarrfikësit italianë janë frikësuar. Me tërmetin nuk mësohesh dot, dhe asgjë nuk përfundon me mbarimin e lëkundjes. As ankthi nuk hiqet si gërmadhat dhe as shkundet si pluhuri”.

Në operacionin e ndihmës italiane morën pjesë 175 zjarrfikës të ekipeve Usar (Kërkim-Shpëtimit).

Luca Bacci, kreu i njësisë së qenve të zjarrfikësve italian, ishte ndër të parët që mbërriti në Durrës pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Ai tha se grupet italianë të shpëtimit kanë punuar me kujdes të madh për të mos dëmtuar personat që shpresonin se mund t’i gjenin të gjallë nën rrënoja, edhe pse fatkeqësisht e mbyllën me nxjerrjen e një të pajeti, Ilir Lalës, i cili kishte humbur edhe 7 pjesëtarë të tjerë në rrënojat e vilës 4-katëshe në zonën e ish-kënetës.

Në përfundim të misionit, ekipi italian është larguar me duartrokitje ndërsa nuk kanë munguar falënderimet, një shenjë solidariteti dhe mirënjohje!

 

 

Burimi / https://www.ilfattoquotidiano.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top