Mirëqenie

March 17, 2020 | 8:24

Tërshëra ul kolesterolin, parandalon diabetin, djeg yndyrën dhe lufton kapsllëkun

Tërshëra është një nga ushqimet më të njohura dhe më të shijshme në botë. Fibrat dhe antioksidantët e saj e bëjnë atë një drith të vërtetë terapeutik. Recetat e tërshërës janë praktike, të shijshme dhe shumë ushqyese, kështu që nuk është çudi që ajo është një nga përbërësit më të njohur në recetat për ushqim të shëndetshëm.

Konsumi i rregullt i tërshërës mund të ofrojë përfitime të shumta shëndetësore: për shembull, rregullon tranzitin e zorrëve dhe na bën të ndjehemi më të ngopur. Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të këtij ushqimi të shkëlqyeshëm.

Antioksidant. Avenanthramide është një polifenol që është i pranishëm tek tërshëra. Sipas disa studimeve, këta antioksidantë ndihmojnë në luftimin e oksidimit qelizor, uljen e presionit të gjakut dhe lehtësimin e inflamacionit.

Zorrë. Betaglucan, një fibër e tretshme e tërshërës, ka një efekt probiotik në zorrë. Ai është i aftë të rrisë sasinë e baktereve të dobishme që përbëjnë mikrobiomën.

Diabeti. Duke qenë i tretshëm në ujë, beta-glukani prodhon një xhel i cili gjatë tretjes ngadalëson zbrazjen e stomakut dhe kalimin e sheqernave në gjak. Tërshëra ndihmon në përmirësimin e përgjigjes së insulinës, duke kontribuar në parandalimin e diabetit tip 2.

Kolesteroli. Betaglucani dhe avenanthramide kontribuojnë në shmangien e oksidimit të kolesterolit, veçanërisht nëse kombinohet me konsumimin e ushqimeve të pasura me vitaminë C.

Astma. Përfshirja e tërshërës në ushqimin e fëmijëve zvogëlon rrezikun e astmës. Ky përfitim është për shkak të pasurisë së fibrave.

Pesha. Tërshëra nuk rrit sheqerin në gjak, ndërsa fibrat e saj promovojnë tranzitin e zorrëve dhe parandalojnë kapsllëkun. Për më tepër, na bën të ndihemi më të ngopur dhe na lejon të hamë më pak mes vakteve.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top