E keni pyetur ndonjëherë veten se si ju shohin meshkujt, e mbi të gjitha cila është përshtypja që ata kanë për ju kur ju shohin për herë të parë apo kur kanë kaluar pak kohë nga njohja juaj? Jeni mikja më e mirë për ta? Ajo që jep këshilla dhe është argëtuese, por që nuk ia del të joshë nga këndvështrimi sentimental? Apo jeni misterioze dhe njëkohësisht intriguese dhe ia dilni menjëherë të ulni në gjunjë një mashkull sa hap e mbyll sytë? Zbulojeni duke bërë testin tonë!
- Çfarë ju tërheq te një mashkull kur e shihni për herë të parë?
a. Pamja fizike
b. Sjellja e tij
c. Gjërat që thotë
- Cila është një karakteristikë që duhet të ketë partneri juaj?
a. Duhet të jetë simpatik, njësoj si unë
b. Duhet të jetë joshës, njësoj si unë
c. Duhet të jetë tërheqës, njësoj si unë
- Në përgjithësi, ç’lloj marrëdhënie dashurie keni me meshkujt?
a. Lidhje të gjata
b. Shumë të shkurtra
c. Kam pasur shumë pak marrëdhënie dashurie
- Ku do t’ju pëlqente ta takonit mashkullin e jetës suaj?
a. Në park
b. Në bibliotekë, librari
c. Në diskotekë ose në një festë
- Çfarë filmi do t’ju pëlqente të shihnit në shoqërinë e një mashkulli?
a. A walk to remember
b. Notting Hill
c. The Holiday
- Për t’i bërë përshtypje një mashkulli, çfarë strategjie përdorni?
a. Mundohem ta bëj për të qeshur dhe të argëtohet
b. Bëj misteriozen
c. E “robëroj” me shikim
- Çfarë dhurate do t’i bëje për ta bërë për vete?
a. Një parfum
b. Një orë
c. Një libër
- Keni shumë miq meshkuj?
a. Asnjëri prej tyre nuk është mik i vërtetë
b. Një ose dy miq të vërtetë
c. Shumë
- Cilit aktor duhet t’i ngjajë partneri juaj?
a. Jim Carrey
b. Johnny Depp
c. Ben Affleck
- Si e shihni veten pas 10 vjetësh?
a. Vetëm
b. Të fejuar
c. Me familje
- Për ju dashuria është…
a. Tërheqje dhe pasion
b. Besnikëri
c. Mirëkuptim dhe bashkëveprim
Më shumë A
I ARGËTONI MESHKUJT
Mënyra se si silleni dhe ndërveproni me meshkujt është shumë argëtuese për ta. Jeni njeri ekstrovert dhe simpatik, shpesh me përgjigjen në majë të gjuhës. Kreativiteti dhe fantazia ju lejojnë t’i bëni të këndshme edhe situatat më të mërzitshme dhe kjo sjellje i surprizon shumë pretendentët tuaj. Harmonia juaj dhuron gjallëri, ndaj të kalosh kohë me ju është një gjë shumë e bukur dhe meshkujt e vlerësojnë shumë këtë aspekt të karakterit tuaj. Megjithatë, kujtoni që në momentin e duhur duhet të tregoni edhe seriozitet, në të kundërt do të mbeteni vetëm një njeri i këndshëm, me të cilin ia vlen të kalosh vetëm një ditë të bukur.
Më shumë B
I JOSHNI MESHKUJT
Mënyra se si silleni dhe lidheni me meshkujt i bën të lënë kokën pas jush. Një shikim miqësor, fjala e duhur në momentin e duhur, joshja juaj, bën të mundur që menjëherë temperaturat të arrijnë vlerat maksimale. Zakonisht ia dilni të hutoni pretendentët tuaj që në takimin e parë. Sjellja juaj nuk lë rrugëdalje dhe është praktikisht e sigurt që pas takimit të parë do të vijojnë edhe shumë takime të tjera. Por, bëni kujdes të mos rrethoheni nga shumë pretendentë, në të kundërt taktika juaj për të joshur mund të zbulohet lehtësisht dhe mund të krijohen keqkuptime.
Më shumë C
I ROBËRONI MESHKUJT
Mënyra se si silleni me meshkujt, i bën të bien nën këmbët tuaja. Jeni një njeri i ëmbël dhe njëkohësisht plot pasion, e sjellshme dhe e edukuar, por edhe mirëkuptuese dhe e përkujdesur, me pak fjalë: dukeni tamam gruaja e përsosur. Pas disa takimesh meshkujt do të fillojnë të tregojnë interes të madh kundrejt jush. Edhe pse mund t’ju krahasojnë me femrat e tjera, do të gjejnë te ju cilësitë më të mira që ata kërkojnë. Me pak fjalë: jeni një njeri që shumë e kërkojnë, por mos harroni se kush ju zgjedh me siguri sheh te ju dashurinë e jetës së tij.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.