Teste

October 9, 2019 | 9:40

TEST / A është bërë çifti juaj për t’i rezistuar kohës?

1. Çfarë ju bën të rrini bashkë?
A – Pasionet e përbashkëta
B – Liria që ofroni reciprokisht
C – Aftësia për të qeshur me çdo situatë
D Koha e kaluar së bashku

2. Në çift të bësh seks shërben për…
A Të zbulosh anët e fshehta të partnerit
B Të shkarkosh stresin e përditshëm
C Të shmangësh që tjetërkush të tërheqë vëmendjen
D – Të thellosh marrëdhënien

3. Partneri është një:
A – Mik loje
B – Shok jete
C – Bashkëshort
D – Bashkëpunëtor

4. Shoku juaj merr një vit shkëputje nga puna. Po ju?
A – Bëni po ashtu
B – Kërkoni të vijoni rutinën tuaj të përditshme
C – Përpiqeni të kuptoni se çfarë e ka shtyrë ta bëjë
D – Mendoni se gjërat mes jush nuk do të ndryshojnë

5. Ai/ajo refuzon nxitjet tuaja seksuale. Si reagoni?
A – Përpiqeni ta kuptoni dhe prisni një moment më të favorshëm
B – Përpiqeni ta joshni me të gjitha mjetet që keni në dispozicion
C – I kërkoni të flisni
D – E ftoni në kinema

6. Kur ju duhet të jeni me zor dakord me të?
A – Në vendimet që i përkasin edukimit të fëmijëve
B – Në zgjedhjet e jetës së përditshme
C – Në lidhje me vlerat që ju ndajnë
D – Në lidhje me kalimin e kohës së lirë të përbashkët

7. Të kesh lidhje seksuale jashtë çiftit është:
A – Hapi i parë drejt ndarjes nga partneri
B Një moment lirie
C – (pothuajse) Normale
D – Një provë për t’u kapërcyer

8. Keni një shumë parash, të cilën keni vendosur ta shpenzoni bashkë me partnerin. Në ç’mënyrë?
A – Një darkë në një restorant shik
B – Për të ribërë kuzhinën
C – Niseni për një udhëtim në Egjipt
D – I blini një dhuratë atij/asaj

9. Dëshironi të kaloni një natë të qetë, vetëm ju të dy. Por përkundrazi, ai/ajo ju propozon të dilni me miqtë…
A – E lini të shkojë vetëm
B – Bëni një sforcim dhe shkoni me të
C – I bëni të qartë se nevojat tuaja përkojnë me vështirësi
D – Përpiqeni ta bindni se duhet të rrijë në shtëpi me ju

10. Përfytyroni çiftin tuaj pas 10 vjetësh. Si do të jetë?
A – Njëlloj me sot
B – Më të dashuruar
C – Më të pjekur dhe në harmoni
D – Nuk arrini ta përfytyroni

11. Poeti dhe shkrimtari francez Louis Aragon në një nga vargjet e tij ka shkruar: “Çfarë do të isha pa ty që do të më vije përballë?”. Dhe ju, pa tjetrin çfarë do të ishit?
A Një vetmi për t’u mbushur
B – Një person për t’u joshur
C – Një lot për t’u fshirë
D – Një barkë për t’u ankoruar

12. Projektoni të blini shtëpi bashkë me partnerin brenda 5 vjetësh:
A – Një angazhim me skadencë kaq të gjatë ju tremb
B Është një fillim i ri i mundshëm
C – Banesa juaj do të jetë e qëndrueshme si çifti juaj
D – Nuk ka rëndësi ku do të jetoni, do të jeni gjithsesi të lumtur

13. Dy njerëz që janë bashkë prej më se 20 vjetësh janë:
A- Një akt heroik
B – Prova e gjallë se mund të ndani dashurinë për një kohë të gjatë
C – Shprehje e një paqeje të madhe
D – Kureshtje e njërit ndaj tjetrit dhe të jetuarit e çdo dite me entuziazëm të përtërirë

14. Në çiftin tuaj ka një argument tabu. Cili është?
A – Ish-i
B – Familja
C – E ardhmja
D – Ndjenjat

15. Jeni i dashuruar kur…
A – E dëshironi tjetrin
B – Partneri ju plotëson
C – Ka mirëkuptim reciprok
D – Pranoni defektet e tjetrit

Llogarisni pikavarazhin
Pasi t’u jeni përgjigjur të gjitha pyetjeve, bëni shumën e pikëve A, B, C dhe D, duke iu referuar tabelës. Pastaj lexoni profilin që i korrespondon shumës. Nëse rezultati juaj ka dy numra të barabartë, lexojini të dyja profilet dhe bëjeni vetë sintezën. Zbuloni në këtë mënyrë se në ç’fazë gjendet konsumimi i dyshes suaj.

Më shumë A
Jeni duke humbur stimujt
Jeni duke kaluar një periudhë jo të mirë: horizonti i çiftit tuaj është i mbuluar me re që kërcënojnë të bjerë shi. Për të pasur momente të paharrueshme, duke gjetur entuziazmin brenda një kohe të shkurtër ju duket e pamundur. Gjithçka ju duket pa kuptim dhe e rëndë. Pa dyshim jeni duke u përpjekur, duke u sforcuar ta bëni më stimuluese përditshmërinë, por është njëlloj sikur çdo gjest të ishte i kotë për të arritur qëllimin e dëshiruar: rindezjen e flakës së pasionit. Filloni pra, të pyesni veten mbi qëndrueshmërinë e dyshes suaj. Mes jush ka komunikim, por sa herë flisni me partnerin e bëni për t’i thënë se sa shumë ju mungon jeta dyshe e dikurshme. Përveç këtyre vështirësive, ndjeni se krahët e dashurisë suaj janë ende të ngrohta dhe se do të mjaftonte pak për të rindezur dëshirën dhe për të gjetur stimujt.
Çfarë të bëni? Mund të kërkoni ndihmë te një terapeut i marrëdhënies në çift. Me vështrimin e tij të jashtëm dhe sugjerimet që mund t’ju japë, do të ishte më e lehtë të vlerësonit situatën e re dhe të përmirësonit marrëdhënien. Sepse është e nevojshme të rigjeni kreativitetin që e keni humbur gjatë kohës. Kuptimi dhe paqja e një çifti janë rezultat i një pune këmbëngulëse e të përhershme. Nëse shkoni në këtë drejtim, ajo që do të jetë pa kuptim është një pse. Dhe lini të hyni brenda çiftit tuaj risitë dhe lojën. Do t’ju shërbejë të hiqni dorë nga dramatizimi i çdo situate dhe të mendoni se po arrini në fund. Rizgjoni ëndrrat tuaja, zbuloni dëshirat e reja. Ndoshta do të jetë e lodhshme, por frytet që do të korrni mund të jenë veçanërisht të kënaqshme.

Më shumë B
Jeni garues
Jeni bërë për të rezistuar, nuk ka hije dyshimi. Përballoni bashkë provat e jetës dhe gjeni zgjidhje të përbashkëta gjithnjë në një klime paqeje me një inteligjencë relacionale. Koha është aleati juaj. Dini të nxirrni në pah aftësinë kritike dhe sensin e humorit, prej nga çifte të tjera do të bënin të lulëzonte xhelozia dhe tensionet. Ia dilni të jeni si një skuadër e qëndrueshme dhe e strukturuar, gati për t’u hedhur në aventura të reja pa frikë. Lundërtarë të udhëtimeve të gjata, e kapërceni frikën e të komanduarit me një bashkëpjesëmarrje të dukshme. Dhe barka e marrëdhënies suaj shkon drejt. Kur të tjerët ju shohin duke ecur, ju admirojnë. Dhe, për më tepër, keni shmangur rënien në kurthet e marrëdhënies së shkrirë duke ruajtur individualitetin tuaj.
Çfarë të bëni? Marrëdhënia juaj s’ka probleme ama kini kujdes nga rutina. Qëndroni vigjilentë për të shmangur rutinën e çiftit. Çifti juaj është solid por nëse duhet të jeni “të shkëputur” do të bëheni edhe më të fortë.

Më shumë C
Kaloni nëpër të një njëjtin shteg
I keni të gjitha elementet për ta bërë kohën aleat. Çifti juaj duket solid dhe, sigurisht, jeni në një fazë të ndërtimit aktiv të raportit. Keni ecur drejt gjysmës suaj. Nuk lini të ikë asnjë mundësi për të qenë bashkë. Ndani momente të kënaqshme, mahnitni edhe veten tuaj dhe çfarë ju rrethon, duke ju prekur, duke ju bërë të qeshni. E shijoni plotësisht, me entuziazëm, çdo moment në dyshe. Zbulimi i vetvetes përmes marrëdhënies ju bën të besoni se jeni një çift gjithnjë e më i qëndrueshëm, edhe nëse jeni i shkrirë me njëri-tjetrin. Vëmendja ndaj partnerit ju lejon, nëse është e nevojshme, të korrigjoni ekipin dhe të mos invadoni hapësirat e tjetrit.
Çfarë të bëni? Mos harroni se jeni ende në një fazë të ndërtimit të çiftit dhe se ndërtesa juaj nuk ka përfunduar ende. Themelet janë solide, por ka akoma disa brishtësi për t’u eliminuar. Të dhënat tregojnë se do të mjaftonte pak që lidhja të dobësohej. Lipset pra durim i madh, që të vijoni të kultivoni ndjenjat e të kuptuarit reciprok. Bëjini edhe më të qëndrueshme pikat tuaja të forcës, bëni që butësia që ju bashkon të mos njohë lodhje.

Më shumë D
Jeni në rrezik grindjeje
Nuk jeni bërë për t’i rezistuar kohës! Keni vendosur që të mos i shpenzoni energjitë tuaja në një projekt të përbashkët. Sërfoni mbi valët e dykuptimta të dëshirës. Por tani jeni në udhëkryq dhe duhet të zgjidhni një rrugë: të angazhoheni seriozisht apo t’i plotësoni vetes dëshirën për liri? Për të mos bërë një zgjedhje, rrini në vend duke u lëkundur mes dy skajeve. Ia dilni të flisni me partnerin për të shkuarën, nxirrni në skenë të gjithë ish-ët, miqtë, të afërmit, kolegët… Fantazoni madje. Aspekt që ju argëton, por edhe vë në vështirësi kultivimin e një marrëdhënieje. Ironia është pika juaj e fortë, por pse bëni shaka me çdo gjë? Ndoshta nuk arrini të merrni seriozisht asgjë. Cilido të ketë qenë fillimi i historisë suaj, qëndrimi ndaj partnerit është i papërgjegjshëm. Doni që të jetë tjetri që të mbajë peshën e jetës në çift. Duke u sjellë në këtë mënyrë, projekti juaj mund të marrë fund brenda tre vjetësh, periudhë gjatë së cilës dashuria mund të rezistojë pa shumë përpjekje nga ana juaj.
Çfarë të bëni? Nëse jeni bashkë prej më se 3 vjetësh, ndoshta është momenti për të marrë një vendim: më mirë t’i lësh gjërat siç janë dhe të vazhdosh, apo ta vësh të gjithën në diskutim? Por edhe mund ta lini marrëdhënien të ecë përpara sa të rezistojë dhe pa u angazhuar kurrë seriozisht. Apo më mirë t’i bëni partnerit të qartë se keni ndërmend t’i ndani rrugët tuaja. Por, ashtu siç jeni ndërtuar, përballë një çarjeje përfundimtare ose një largimi mund të vuani shumë.

Përgatiti Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top